“Hap kutitë”, Vasili i nxjerr videon Ramës: Neveri të dëgjosh deklaratat e sotme e këtij dënglaxhiu

450
Sigal

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ashpër lidhur me refuzimin që anëtarët e Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i bënë kërkesës së paraqitur nga kryetari i këtij komisioni, Klement Zguri për hapjen e kutive të votimeve monopartiake të 30 qershorit.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili publikon dhe pamjet e deklaratave që vetë kryeministri aktual Edi Rama bënte nga foltorja e PS-së duke kërkuar hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009.

Në reagimin e tij, Vasili shprehet se është e neveritshme të dëgjosh sot se çfarë thoshte dje ky dënglaxhi kryeministër.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Kryeministri dje dhe sot, çfarë pështirosje.

Rilindasit e KQZ qëndrojnë me heroizëm dhe rrëzojnë kërkesën e Kryetarit të KQZ-së Klement Zguri për hapjen e kutive.

Shiheni vetë çfarë thoshte Edi Rama për hapjen kutive në 2009.

Priteni kur të thotë që nuk është ai, se nuk e ka fare problem ky që të gënjejë pa u skuqur.

Çfarë neverie të dëgjosh sot se çfarë thoshte dje ky dënglaxhi kryeministër. (VIDEO).