‘Hap kutitë ose largohu’/ Ishte koha kur Rama ‘nuk bënte asnjë hap pas’ (VIDEO)

570
Sigal

Edi Rama me atë që opozita po e quan si organizata socialiste e KQZ ka rrefuzuar të hapi kutitë e votimeve të 30 qershorit, sipas një kërkese të Bindjes Demokratike. KQZ po organizon një farsë brenda farësës duke hapur vetëm 11 kuti në rrethin e lezhës sipas një kërkese të ish deputetetit kaubojs, Eduart Ndocaj.

Por edhe në Lezhë, komisioni rrefuzuar të hapë kutinë e materialeve zgjedhore për të bërë krahasimin mes listës së zgjedhëzve dhe votave që gjenden në kuti.

Por kjo estradë, kur Rilindja vodhi edhe votat e votimeve që organizoi vetë është shumë interesantë të krahasohet me periudhën e pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, kur Edi Rama duke pretenduar se Berisha e kishte vjedhur filloi fushatën: “Hap kutitë ose largohu”.  Lapsi.al e ka gjetur videon e kësaj parodie. Ajo nuk është interesantë vetëm për të parë se si Rama propogandon hapjen e kutive që rrefuzon ta bëjë sot, por edhe për të parë gjithë analizën që është e vlefshme për të bërë opozitën më të mirë të rregjimit që ka ngritur sot.

LEXO EDHE  E thotë ish-deputeti i Rilindjes: Pritet marrëveshje Rama-Basha (VIDEO)

Ai flet për pushtetin që ka kapur shtetin, për blerjen dhe heshtjen e shoqërisë civile, për bojkotin e parlamentit ku opozita nuk mund të bëhej fasadë, për kuvendin që hiqej sikur ishte legjitim…

Sot Edi Rama e ka ndryshuar slloganin: “As nuk i hap kutitë, as nuk dua të largohem”. Por fjalimi i tij i dhjetë viteve më parë ka një vlerë të veçantë, sepse ai mund të shërbente me të gjithë argumentat, si një platformë për ata që duan të rrëzojnë Ramën sot.