Hanry Jardine: Hetimi dhe dënimi i trafikantëve ende një sfidë

424
Sigal

“Hetimi dhe dënimi i personave të përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore mbetet ende një sfidë e madhe, për këtë bashkëpunimi me institucionet është shumë i rëndësishëm”,-kështu është shprehur i ngarkuari me punë i Ambasadës Amerikane në Tiranë, Hanry Jardine, i pranishëm në seminarin kombëtar anti-trafikimit të qenieve njerëzore. z.Jardine, duke garantuar mbështetjen e SHBA-ve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore ka theksuar se: “trafikimi i qenieve njerëzore na prek të gjithëve ne. Viktimat nuk janë vetëm statistika apo numra në një raport, ato janë njerëz, e ardhmja e të cilëve është e shënuar përjetë nga trauma e eksperiencës së tyre. Viktimat e trafikimit janë vëllezërit dhe motrat tona, nënat dhe baballarët tanë, djemtë e vajzat tona. Viktimat e këtij krimi të tmerrshëm meritojnë mbështetjen tonë, përkushtimin dhe veprimin tonë”.