Halimi: “Vettingu” duhet të ketë konsensusin e të gjitha palëve

422
Deputeti demokrat, Eduard Halimi, po flet në seancën e jashtëzakonshme, të zhvilluar për ligjin e vettingut. Ashtu si Berisha, edhe Halimi është ndalur te mbjellja e drogës në vend. Sipas tij, vendi është mbushur me drogë dhe trafikantët janë ulur edhe në Parlament. “Trafikantët e drogës janë ulur edhe në Parlament, në administratë. Çdo cep i vendit është mbushur me drogë. Rama bën telefonata personale për të mbrojtur e liruar trafikantët”, ka deklaruar Halimi. 
Sigal