Halimi: Rama, asnjë strategji për luftën ndaj korrupsionit në drejtësi

533
Deputeti demokrat, Eduard Halimi, me anë të një deklarate për mediat u shpreh se kryeministri Edi Rama, nuk ka asnjë strategji për luftën ndaj korrupsionit në drejtësi. Sipas tij, reforma në drejtësi është jashtëzakonisht e domosdoshme për vendin dhe të ardhmen europiane të tij. Duke komentuar konferencën për reformën në drejtësi, Halimi çmon se ajo evidentoi faktin sipas tij se Rama nuk ka patur në programin e vet para 2 vjetësh asnjë strategji për reformën në drejtësi.
“Reforma në drejtësi është një reformë jashtëzakonisht e domosdoshme për vendin dhe të ardhmen europiane të tij. Dje doli e qartë se Rama nuk ka patur në programin e vetë para 2 vjetësh asnjë strategji për reformën në drejtësi. Nuk ka patur dhe as ka sot pas 2 vjetësh asnjë program, asnjë vizion, asnjë strategji me plane konkrete, hapa konkrete, afate konkrete për luftën ndaj korrupsionit në drejtësi.
Gjatë 2 viteve ajo që Rama bëri ishte vetëm zëvendësimi i karrigeve në drejtesi duke vendosur aty militantët e PS-së, ish – pushtetarë të PS-së dhe ish gjyqtarë të diktaturës. I vetmi lajm që shpërndau nga aktiviteti në mediat pranë tij ishte se gjyqtarët kanë paguar rryshfet për promovimin e tyre, duke fshehur kohën kur kjo ndodhte. Me presidencën e Nishanit mori fund njëherë e mirë periudha e rryshfeteve për promovimin e gjyqtarëve. Presidenti Nishani i hoqi një njollë të madhe drejtësisë me ndershmërinë dhe përkushtimin e tij. Por papagalli fshehu kohën kur kjo ndodhte sepse e ka tashmë në prehër të akuzuarin ndërkombëtar për rryshfetet në drejtësi”, deklaroi Halimi.
Sigal