Halimi: Rama, 1 mln e 620 mijë euro të tjera, për djalin e nënkryetares së Kuvendit

417
PD ka hedhur një tjetër akuzë ndaj djalit të nënkryetares së Kuvendit, Valentin Leskaj. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja Arbiola Halimi tha se Rama i ka dhënë 1 milionë e 620 mijë euro për rehabilitimin e digave dhe për të përgaditur planin e menaxhimit të baseneve lumore për Drin-Buna dhe Seman.
Arbiola Halimi: 1 milionë e 620 mijë euro ka marrë sërish djali i Valentina Leskajt, me dy kontrata, kësaj radhe me Ministrinë e Bujqësisë.
Qeveria ia jep këto para djalit të nënkryetares së kuvendit për mbikqyrje të punës për rehabilitimin e digave dhe për të përgaditur planin e menaxhimit të baseneve lumore për Drin-Buna dhe Seman.
Ja ku janë dokumentat, kontratat.
1 milionë e 620 mijë euro për letra pra, që firma e djalit të zonjës Leskaj të prodhojë disa letra.
Nëse këto para do të ishin investuar për të rregulluar digën e Semanit, për të thelluar lumin, me siguri nuk do të ishin përmbytur qindra familje e biznese siç ndodhi një muaj më parë në Fier e në Vlorë.
Sigurisht qeveria dhe Edi Rama nuk e ka mendjen tek qytetarët.
Prioritet është zhvatja e parave, ndarja e milionave me miqtë e me klientelën.
Habi e madhe është se si djali i zonjës Leskaj qenka i vetmi në Shqipëri që ofron ekspertizë edhe për stresin e punonjësve të KESH-it në këmbim të 700 milionë lekëve për 4 muaj, po dhe ekspertizë për digat e lumenjve.
Ky është një korrupsion skandaloz dhe i paimagjinueshëm.
Ky është në fakt, shteti korruptiv që ka ngritur Edi Rama, shtet korruptiv që çdo ditë ndan paratë e shqiptarëve me rrethin e ngushtë të biznesmenëve të kryeministrit.
Partia Demokratike ka bërë një kërkesë pranë Kuvendit për mbarimin e mandatit të deputetes Leskaj, pasi djali i saj i madh mori hekurudhën Ballsh-Fier-Vlorë për 25 vjet. Ligji i ndalon fëmijët madhorë të një parlamentari të marrin fonde apo të nënshkruajnë kontrata me zyrat publike.
Sot, ne do ti shtojmë kërkesës tonë, edhe këto kontrata që ka marrë ABKONS, firma e djalit tjetër të zonjës Leskaj.
Paratë dhe privilegjet duhet të kthehen, ligji duhet të funksionojë.
Partia Demokratike do ta çojë deri në fund këtë çështje, me çdo mjet.
Sigal