Halim Kosova: Rama mund të ketë telashe nëse pi kafe me mua para zgjedhjeve.

462
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, gjatë një takimi elektoral pasditen e së mërkurës në zonën e Petrelës, ftoi sërish kryeministrin Edi Rama për të pirë një kafe. Edhe pse tha se Kryeministri mund të ketë probleme në partinë e tij nëse takohet me kandidatin demokrat, Kosova tha se e priste atë edhe pas zgjedhjeve të 21 qershorit 
“Dje kam pas takime shumë të mira dhe nuk ma merrni për keq, por i kam propozuar zotit Rama një kafe. Pse? Duhet të fillon bashkëpunimin pavarësisht nga cili do krah politik, për të biseduar. Do të ishte mirë para zgjedhjeve, por edhe pas zgjedhjeve se mund të ketë telashe nga partia e vet nëse më shohin me mua. Siç e kam shtri dorën e bashkëpunimit me çdo lloj force politike për të bërë më të mirën, po këtë lloj metode pse ta prish tani për ju? Jam i sigurt se nga bashkëpunimi nga cili do krah politik, fitojnë të gjithë banorët. Nga çdo lloj konflikti vetëm një e ha, populli, asnjëri nga ata që zgjidhen njëri me tjetrin”,-deklaroi Kosova.
Duke folur për fillimin e karrierës në nivele të larta drejtuese në fushën e mjekësisë, Halim Kosova tha se drejtor për herë të parë e ka propozuar ish-ministri socialist i Shëndetësisë, Leonard Solis.
Ndërkaq, në takimin me banorët e Petrelës, Kosova premtoi projekte të reja në infrasktrukturë dhe turizëm.
Sigal