Halim Kosova premton: Bashkia e re e Tiranës do ulë taksat për biznesin

471
TIRANË – Kandidati i koalicionit të djathtë për bashkinë e Tiranës Halim Kosova premtoi se nëse do të fitojë në garën elektorale të 21 Qershorit, do të ulë taksat për bizneset.
Në takimin elektoral me banorët e rrugës “5 Maji” në kryeqytet, doktor Kosova tha se për biznesin e vogël me xhiro deri në 12 milionë, taksat do të ulen nga 250 mijë lekë të vjetra në 170 mijë lekë. Ndërsa për biznesin me xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë, Kosova premtoi se taksat në bazë të xhiros ditore do të ulen nga 7.5 % në 5.5 %.
Premtimi i kandidatit për Bashkinë e kryeqytetit erdhi në përgjigje të ankesave të qytetarëve të cilët u shprehën se nuk i kanë mundësitë financiare për të paguar taksat e larta.
“Nëse njerëzit nuk paguajnë, ata nuk ka se me çfarë të paguajnë. Diagnoza numër një e kësaj situate është papunësia. Për ta luftuar papunësinë janë dy projekte shumë të mira që Bashkia e Tiranës i ka miratuar, siç është bulevardi dhe stacioni multimedial, që janë mundësi e jashtëzakonshme për punësim. Bashkia do të bëjë të pamundurën për të ulur taksat. Bashkia e ardhshme e Tiranës ka marrë angazhimin që për hapësirën ligjore që për momentin ka në dispozicion, prej biznesin me xhiro deri në 12 milionë lekë të reja, nga 250 mijë lekë në 170 mijë lekë të vjetra. Dhe për biznesin nga 2-8 milionë Bashkia e Tiranës ka vendosur që taksa në bazë të xhiros do të ulet nga 7.5 në 5.5 %. Kjo do të vlejë që biznesit ti ngelen më shumë lekë”, u shpreh Kosova. 
Kosova: Duke u ndihmuar ju unë ndihmoj familjet, punësimin, ndihmoj gjithë qytetin
“Ne jemi këtu që të shkëmbejmë mendime që ju të më thoni hallet dhe të gjej zgjedhjen më të mirë për ju. Nëse deri më sot unë të gjitha i shikoja nga televizori, sot vij dhe problemet tuaja i shikoj ndryshe. Ju jeni rreth 25 mijë biznese dhe ju mbani jetën gjallë në këtë qytet. Duke ju ndihmuar ju unë ndihmoj familjet, punësimin, ndihmoj gjithë qytetin. Sistemi shëndetësor ka një sekret. Gjëra të vogla duke i bashkuar sëbashku bëjnë diçka shumë tëmadhe. Këtë gjë do bëj edhe në bashkinë e Tiranës. Basha ka ulu 60 taksa për Tiranën dhe kjo nuk është pak. Unë do të vijoj punën time sepse asnjëherë nuk është e mjaftueshme ajo që është bërë”, tha Kosova.
“Ju do jeni krahu i djathtë i kryetarit të bashkisë së Tiranës”.
Duke dëgjuar shqetësimet dhe problemet që ngritën tregëtarët e Tiranës të cilat lidheshin me taksat e larta, korrupsionin, zvarritjen, lirinë e ekonomisë së tregur etj, kandidati Kosova u është përgjigjur se do të punojë krah për krahë me ta, duke i konsideruar si krahun e tij të djathtë.
“Nga gjithë këto shqetësime diagnoza ime ishte mungesë e plotë transparence në vendimmarrje. Sepse mungesa e transparencës mund të bëjë të fitojnë disa por jo të gjithë. Nëse biznesi i madhi dhe i vogli do të thoshte që do ta mbyllim aktivitetin tonë kjo do të ishte një katastrofë. Aleatët kryesorë të kryetarit të bashkisë së Tiarës do të jeni ju, pasi ju rrisni punësimin, mirqënien e gjithçka tjetër në qytet. Ju kujtoj që ju do jeni krahu i djathtë i kryetarit të bashkisë së Tiranës.
Këtu, nuk trajtohen të gjitha bizneset njësoj dhe ngritja e tarifave mbi biznesin, ka si qëllim shmangien e disa tarifave nga disa biznese dhe rëndesa në kurriz të disa bizneseve të tjera. Biznesi nuk mund të trajtohet njëri si i nënës e tjetri si i njerrkës. Po sjell një shembull : Çdo pasagjer që udhëton me avionët e kompanisë “ Lufthansa”, përpara sedilies ka një broshurë ku thotë hidhni një Euro për të shpëtuar, për të kontribuar në shpëtimin e jetës të një fëmije në Afrikë. Dhe të gjithë pothuajse e hedhin 1 euro aty. Ndaj ajo që do të bëj unë për taksat në qytet është ulia e tarifave të cilat nuk kanë nevojë për manovrime apo për lekë nën dorë. Taksa e vogël ju premtoj që do jetë shumë transparente”, tha Kosova. 
Sigal