Halim Kosova: Për interesin e qytetarëve s’kam frikë të kundërshtoj Bashën as PD

470
Koalicioni i djathtë mbylli pasditen e 19 qershorit fushatën elektorale në Tiranë, ku nga sheshi “Nënë Tereza” bëri thirrje për të votuar për kandidatin e djathtë Halim Kosova.
Në fjalën e tij përmbyllëse, Halim Kosova, iu drejtua të gjitha kategorive të shoqërisë në qytetin e Tiranës, duke premtuar për secilën kategori sa më shumë angazhim nga ana e tij.
Kosova premtoi se do të punojë për Tiranën pa dallime partiake duke shtuar se nuk ka frikë të mos bjerë dakord as me Bashën e as aleancën a PD-në për interesin e qytetarit. Madje do jenë vetëm qytetarët që do e kontrollojnë atë, askush tjetër.
Kosova: “Unë nuk jam orator ekranesh e skenash, por jam një menaxher i zoti. Nuk kam për tu ankuar dhe për tja hedhur fajin të tjerëve. Gjatë gjithë jetës time, i kam marrë dhe nuk kam lënë askënd të më kontrollojë sepse si kryetar bashkie do tju përkas vetëm ju. Vetëm ju 1 mln banorë të Tiranës do më mbikqyrni, jeni ju sovrani. Askush tjetër nuk ndërhyn mes nesh. Unë kam respekt për Bashën dhe për PD dhe per aleancën për punë dhe dinjitet, por nuk kam frikë të mos bie dakord me ta kur e kërkon interesi juaj. E kam treguar që mund ti them jo interesave të vecante dhe të mbroj interesin tonë të përbashkët.
Premtimet e Halim Kosoves
Halim Kosova: “Kemi nevojë që Tirana të qeveriset me përkushtim larg llogarive politike. Edhe unë ju ofroj këtë qeverisje, të qytetarit për qytetarin për të cilin Tirana ka më shumë nevojë.
Nëna gra motra mbetem i angazhuar për zgjerimin e rrjeteve të kopshteve, për transportin publik.
Për gratë shtëpiake jam angazhuar për kurse kualifikimi. bashkëqytetarë të pastrehe angazhohem para jush për shpërndarje të shtëpive dhe për ndërtimin e 250 apartamenteve publike cdo vit.
Të rinj dhe të reja të Tiranës përballë jush angazhohen për më shumë sheshe dhe kënde sportive. Internet falas në pikat e grumbullimit të të rinjve.
Studentë përballë jush jam angazhuar për praktika pranë bizneseve.
Mësuese dhe mësues mbetem i angazhuar që të vlerësoj pozitivisht rolin tuaj në të gjitha nivelet dhe do të ulim numrin e nxënseve. Të vendosim në shkollat tona standarde europiane.”
Për pensionistë mbetem i angazhuar për të shtuar mjediset e shlodhjes. Duke ju konsideruar si kontribues të rëndësishme për një shoqëri moderne.
Zhvillim të estradës, cirkut dhe aktivitetet të tjera kulturore dhe sportive në bashkëpunim me qeverinë vendore dhe qëndrore.
Banorë të zonave rurale angazhohem për ngritjen e nivelit shëndetësor, për investime me përparësi, për furnizim me ujin e pijshëm.
Të jeni të bindur se pasnesër ju qytetarë të Tiranës nuk do votoni një menaxher të qytetit për për të garantuar dhe ti japim shanc demokracisë.
Kosova: S’jam politikan karriere por menaxher i mire
Nuk jam politikan karriere, në përfundim të kësaj fushate kam filluar të shoh më larg se politkanët, shikoj interesat tuaja. Politikanët po mendojnë për rezultatin e zgjedhjeve, unë po mendoj për fatin tonë të përbashkët dhe fëmijëve tanë. Thirrja ime është: Vota për Halim Kosovën nuk është fitore për mua apo PD, por fitore që do ti përkasë brezave të ardhshëm të qytetit tonë”
Kosova: Do i shërbej Tiranës kuq e blu
Kam qenë transparent gjatë gjithë jetës time dhe nuk e kam toleruar korrupsionin si armikun më të madh që nuk po e lë këtë vend të ngrejë kokë. Do punoj për të gjithë Tiranën. Bashkia nuk është e kuqe e as blu u përket qytetarëve e do punoj për të gjith një lloj. Gjatë gjithë jetës time kam punuar për këto vlera e do vazhdoj të punoj. Dekada me radhë politikanët kanë punuar për të ulur vlerat e njëri tjetrit, unë do punoj për të rritur vlerat e Tiranës, sepse unë nuk jam politikan i mirëfilltë. A jeni të kënaqur me situatën e tanishme të ndjekim rrugën e vjetër apo të kapim një shteg të ri për ju e familjen tuaj?!
Nëse nuk keni votuar më parë apo jeni zhgënjyer mos u dorëzoni sepse demokracia është e rëndësishme. Mënyra më e vetme është të shkoni të votoni mos e humbisin këtë shans të punojmë së bashku për Tiranën e të gjithë. E kërkoj votën tuaj sepse e di që së bashku do ia dalim të bëjmë një kthesë të jashtëzakonshme. Do jem në dispozicion natë e ditë për të punuar për ju 
Basha: Te mos ia dorezojme Tiranen si peshqesh të pashallarëve të oligarkisë
Kryetari i PD-së Lulzim Basha bëri thirrje për të votuar Halim Kosovën në Tiranë dhe kandidatët e PD-së në të gjithë Shqipërinë , të votojnë alternativën e opozitës.
Basha bëri thirrje “të mos jeni bujkrobër të oligarkisë por mbretër të vetes tuaj”
“Pasi mori votat Rama i rriti e i shumëfishoi taksat rriti cmimin e energjisë. Ora e përballjes me popullin po afron, kërkon ti mbyllë gojën opozitës e kandidatëve tanë” nënvizoi Basha.
“Përballë kemi dy alternative dorëzimit të Tiranës si peshqesh të pashallarëve të oligarkisë që thonë taksat e rritura janë drejtimi i duhur por ne nuk do i lëmë. Ne kemi tjetër alternativë. Kjo zgjedhje nuk janë forcë e pushtetit për të gllabërruar karriget e kryebashkiaksh por kushtrimi që demokratët e kanë ndjerë ditën e fuqishme të lindjes tone. Rinia e Tiranës do votojë për Halim Kosovën, vëllezërit e duan Halim Kosovën në krye të Tiranës dhe jo Edi Ramën” tha Basha.
Sigal