Halim Kosova në Shkozë: Banesat sociale do ti shfrytëzojmë për strehim

446
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me banorë të zonës së Shkozës ku ka garantuar se nëse do të zgjidhet çdo mbledhje dhe Komision i Këshillit Bashkiak do të jetë me dyer të hapura dhe do të transmetohet nga një Televizion, për të ofruar transparencën maksimale.
“Për të arritur transparencën mjafton të hapësh derën e bashkisë. Çdo mbledhje dhe komision I këshillit bashkiak bashkësia do të pronotojë një kanal televiziv, të jenë live që të jemi transparent dhe ju të shikoni se si punohet dhe ku shkojnë të ardhurat e bashkisë. Jeni një ushtri jashtëzakonisht e madhe që prisni të bëhet diçka për ju. Në Tiranë janë 8000 apartamente që rrinë bosh dhe biznesi ka ngrirë investimin aty. Bashkia ka menduar si të ketë një fond të posaçëm që këto apartamente që rrinë bosh që njerëzit në nevojë të shkojnë në këto apartamente. janë 8000 mijë apartamente.” – tha Halim Kosova.
Më tej Kosova ka dhënë edhe një zgjidhje për strehimin e peronave në nevojë duke deklaruar se do të shfrytëzohen 8000 apartamente që janë bosh në zonën e Kasharit.
“Në Tiranë janë 8000 apartamente që rrinë bosh dhe biznesi ka ngrirë investimin aty. Bashkia ka menduar si të ketë një fond të posaçëm që këto apartamente që rrinë bosh që njerëzit në nevojë të shkojnë në këto apartamente. janë 8000 mijë apartamente.”­ u shpreh Kosova.
Sigal