Hakmerret Rama, japin dorëheqjen njëherësh 7 drejtorë në Shkodër/ Emrat

939
Sigal

Shtatë drejtorë të emëruar nga PS-ja kanë dhënë dorëheqjen njëhërësh sot në Shkodër, me  urdhër të prerë nga kryeministri Edi Rama. Syri. net disponon listën dhe njërën nga kërkesat për dorëheqje, ku drejtuesit japin si argument “arsye objektive”. Por, shkak i largimit të tyre dhunshëm është kriza në të cilën gjendet PS-ja në Shkodër, pas dështimit nga ana e kryeministrit Edi Rama për të vendosur në krye të bashkisë, Valdrin Pjetrin. Pjetri i denoncuar nga PD-ja me fakte, rezultoi se kishte pasur një të shkuar kriminale në vitet kur jetonte në Itali.

Më poshtë, lista e plotë dhe njera nga shkresat e dorëheqjes:

Kadri Ymeri – Drejtor i DAR Shkodër

Ardian Dajti – Drejtor i Spitalit të Shkodrës.

Mustaf Kraja – Drejtor i Bujqësisë Shkodër

Luan Heta – Drejtor i HEC Vau Dejës

Edmond Emini – Drejtor i Postës Shkodër ( Kryetar i PS Shkodër )

Agim Dardha – Drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër

Astrit Beci – Drejtor i Shëndetit Publik Shkodër