Hakmarrja e turpshme e Ramës. Lë pa bukë kuksianët e ndaluar në mënyrë të paligjshme

538
Qeveria po hakmerret me kuksianët e arrestuar që morën pjesë në protestën e dhunshme kundër vendosjes së taksës 5 euro në Rrugën e Kombit.
Edhe pse ata janë qytetarë të Kukësit, ata janë transferuar në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe po trajtohen në kushte ç’njerëzore.
Sipas Avokatit të Popullit, 20 qytetarë kuksianë të arrestuar nga policia në mënyrë të jashtëligjshme gjatë natës ndodhen në Tiranë. Për asnjë prej tyre nuk ka dokumente se për çfarë është ndaluar nga policia.
Nga inspektimet e grupeve të punës të Avokatit të Popullit rezulton se në Drejtorinë e Policisë në Tiranë po mbahen aktualisht 13 persona, në Komisariatet 1 dhe 2 nga katër persona, ndërsa tre persona të tjerë ndodhen të shpërndarë në komisariate të tjerë të kryeqytetit.
Ekspertët e Avokatit te Popullit, konstatojnë se ndonëse ndaj asnjërit prej të ndaluarve nuk është ushtruar dhunë dhe asnjëri prej këtyre të ndaluarve nuk ka pretenduar të jetë ushtruar dhunë mbi të, situata paraqitet problematike në lidhje me komunikimet formale të shkakut të privimit nga liria të këtyre personave.
Deri dje në orën 14.00, në komisariatet 1 dhe 2 nuk ishte përmbyllur ende procedura për të bërë të mundur trajtimin e personave me ushqim. E njëjta situatë është konstatuar edhe në Drejtorinë e Policisë ku deri në orën e përfundimit të inspektimit (18:00) ende të ndaluarit nuk ishin trajtuar me ushqim.
Avokati i Popullit u ka kërkuar autoriteteve policore që të bëjnë trajtimin ushqimor dhe shëndetësor të të ndaluarve që ndodhen në mjediset e paraburgimit për të shmangur klasifikimin e gjendjes së tyre si trajtim çnjerëzor.
Personat që u pyetën nga ekipi i Avokatit të Popullit, u shprehën se as ata dhe as familjarët nuk ishin njohur me asnjë lloj arsyeje për ndalimin në momentin e prangosjes.
Sigal