Haki Çako dush të ftohtë policisë së Elbasanit, shkarkon drejtorin dhe 11 të tjerë: Të paaftë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka drejtuar akuza të forta për Policinë e Elbasanit nisur nga ngjarjet e 18 shtatorit ku u godit makina e nëndrejtorit, duke shkarkuar drejtorin aktual Arben Dashi dhe 11 drejtues të tjerë.

“Policia e Shtetit në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve. Ngjarja e Elbasanit cenim i imazhit. Pas hetimit të kryer nga drejtoria e standardeve profesionale është arritur në konkluzionin se strukturat e policisë së Elbasanit janë treguar të paafta për menaxhimin e situatës. Personat nuk janë arrestuar dhe vënë para drejtësisë në kohën e duhur.

Bazuar në shkeljet e rënda, masa disiplinore për 12 drejtues të policisë së Elbasanit. Arben Dashi shkarkim nga Drejtori i Policisë”