Hajdarmataj: Reforma siç duhej, jo siç donin

551
Pas deklaratës së Bashës për procesin monitorues të ndërkombëtarëve, ka reaguar ne një postim në rrjetin social “Facebook”, deputetja demokrate Mimoza Hajdarmataj. Hajdarmataj thotë se “reforma në drejtësi do të miratohet ashtu siç duhet, dhe jo siç e donin”.
“Përfundoi si ishte nisur! Një reformë siç duhet dhe jo siç donin! Fitore e PD, fitore e lirisë, fitore e besimit tek ligji dhe Kushtetuta.  Reformë në Drejtësi për shqiptarët dhe jo për interesat politike të pushtetit. Kjo reformë ka dhe një arkitekt, ka një idhtar të shtetit ligjor dhe integrimit evropian të shqiptarëve, Z. Lulzim Basha. Me vullnetin e tij dhe besimin e palëkundur, Basha dëshmoi se e meriton besimin e shqiptarëve për të qenë kryeministër. Mirënjohje dhe vlerësim të thellë SHBA dhe BE, por dhe ekspertëve, për punën e palodhur. Krenohem që nesër, si deputete e Opozitës, votoj për reformën më madhore për vendin”, shkruan deputetja në llogarinë e saj personale në “Facebook”.
Sigal