Hahn: Zgjedhjet vendore do kenë ndikim në procesin e integrimit

459
Zgjedhjet lokale të 21 qershorit do të kenë ndikim sa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Kështu deklaruan komisioneri për zgjerim në BE Johannes Hahn si dhe ministri i jashtëm i Letonisë Edgars RINKEVICS, në një konferencë për shtyp nga Brukseli pas takimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri. 
“Zgjedhjet lokale duhet të mbahen sipas standarteve. Këto zgjedhje do të tregojnë maturimin e politikës shqiptare. Shpresoj që politikanët shqiptarë, të mësuar me retorika të forta, të qetësohen. Këto zgjedhje, sikurse në vitet e kaluara, do të monitorohen nga BE-ja. Shpresojmë që ato të jenë sipas standardeve. Gjithashtu është e rendësishme që partite politike ta kuptojne se sa rëndësi ka figura e kandidatit”, tha Hahn
Komisioneri Hahn ka thënë se Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat, ndërsa është shprehur optimist se në vjeshtë do të ketë një raport pozitiv. 
“Jam optimist se Shqipëria mund të tregojë aftësi solide në përmbushjen e 5 prioriteteve. Në fillim të vjeshtës do të kryhen vlerësimet e para dhe më pas do të shohim se si do të jetë raporti. Ne presim një progres të sinqertë”, – tha ai. 
Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, tha se Shqipëria mbetet e angazhuar për implementimin e 5 prioriteteve të vendosura nga BE në kuadër të procesit të integrimit. “Po punojmë me KE për plotësimin e 5 prioriteteve që i duhen Shqipërisë për të arritur hapjen e negociatave”, ka theksuar ministri Bushati.
Pjesë e delegacionit shqiptarë ishte dhe ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha si edhe kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu 
Sigal