Hahn: Shqipëri-Maqedoni, drejt hapjes së negociatave

766
Bashkimi Evropian do të rekomandojë nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke zgjeruar ndikimin e bllokut në Ballkanin Perëndimor, deklaroi komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn. Komisioni Evropian së shpejti do të rekomandojë, me shumë gjasa këtë verë, që vendet anëtare të fillojnë negociatat anëtarësimit të Shqipërisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë”, tha Hahn, në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”. Ai shtoi se BE beson se që të dy vendet kanë bërë reforma të rëndësishme dhe janë kualifikuar për këtë hap. Republika e Maqedonisë ka qenë kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2005 dhe kohët e fundit ka bërë një shtysë për të zgjidhur një mosmarrëveshje për emrin me Greqinë fqinjë që daton nga pavarësia e ish-rajonit të Jugosllavisë në vitin 1991. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se zgjidhja “kurrë nuk ka qenë aq afër sa është tani”. Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva, tha këtë muaj se ajo shpresonte se vendimi për fillimin e bisedimeve të hyrjes të mund të merrej në një samit të BE në qershor. Shqipëria, një kandidate e BE që nga viti 2014, “ka bërë shumë në luftën kundër krimit të organizuar”, tha Hahn. Të dy vendet do të bashkohen me Malin e Zi dhe Serbinë, të cilat filluan bisedimet e pranimit në vitin 2012 dhe 2014 dhe mund të bëhesh anëtarë të BE që nga viti 2025. Bosnje-Hercegovina ka aplikuar, por nuk është njohur pranuar si një kandidat.
Sigal