Hahn prezanton raportin për Zgjerimin: Ja çfarë duhet të përmirësojë Shqipëria

470
Në Parlamentin Europian është prezantuar sot paketa e zgjerimit për vitin 2015-të nga komisioneri Johanes Hahn. Duke u ndalur tek rasti i Shqipërisë, Hahn nënvizoi se Shqipëria ka shënuar progres drejt përmbushjes së 5 prioriteteve kyçe, por pika të dobëta mbeten shteti ligjor, reforma në drejtësi, çështja e pronës dhe e kompensimit të saj si dhe lufta ndaj krimit dhe korrupsionit.

“Në Shqipëri kam mirëpritur progresin për adresimin e 5 pyetjeve kryesore dhe disa reforma për të avancuar me procesin e integrimit. Më shumë duhet bërë në reformën në gjyqësor, kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, më shumë të drejta përsa i përket pronave dhe kompensimit të tyre”. Sipas tij, kriza e refugjatëve ka nxitur bashkëpunimin mes vendeve. ndërsa është forcuar politika e zgjerimit me partnerët.

“Jam i kënaqur që po prezantoj paketën e zgjerimit, edhe pse nuk kemi një qëndrim të plotë për zgjerimin perspektiva evropiane mbetet prioritet. Kriza e refugjatëve ka nxitur bashkëpunimin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kemi forcuar bazat, ka më shumë udhërrëfyes ku vendet duhet të fokusohen, apo rezultate që duhen përmbushur, raportet më të harmonizuara”, shtoi ai.
Sigal