Hahn: Nuk ka kohë për vetëkënaqësi, duhet punë pas kësaj

490
Eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn, ka përgëzuar Shqëipërinë për rekomandimin për hapjen e negociatave me BE. Në fjalën e tij, ai tha se ky vendim është marrë në bazë të një analize faktike ku janë parë rezultate të prekshme në shumë fusha. Megjithatë Hahn tha se ende nuk jemi aty ku duhet dhe se nuk ka kohë për vetëkënaqësi. “Është një ditë e mirë për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Politika e zgjerimit, edhe pse rigoroze, funksionon. Është një politikë që ka për synim të eksportojë stabilitet, dhe mos importojë destabilitet. Raportet janë një kontroll i vendeve për 1 vit e gjysmë. Raporti tjetër do të jetë në pranverën e vitit 2019. Kemi parë rezultate të prekshme në vetting, reformën në drejtësi. Ne e dimë që është fillimi i këtij procesi por është premtues rekomandimi. Ky vendim është marrë në bazë të analizës tonë faktike. Të dy vendet kanë bërë shumë përgjatë dy muajve të fundit. Por nuk ka kohë për vetëkënaqësi, ne ende nuk jemi aty ku duhet, por jemi në rrugë të mbarë. Nuk është ende punë e mbaruar,” tha Hahn.
Sigal