Hahn: Nisja e negociatave hap historik për Shqipërinë, politika të punojë fort për reformat

416

Pas rekomandimit për hapjen e
negociatave me BE, eurokomioneri Johannes Hahn u është drejtuar gjithë
shqiptarëve me një videomesazh. Në fjalën e tij Hahn thekson se nisja e
negociatave të anëtarësimit do të hapë një kapitull të ri për Shqipërinë.
Sakaq, eurokomisionir për Zgjerim pohoi se udha e anëtarësimit nuk është një
rrugë me një drejtim, ndërsa shtoi se autoritetet shqiptare duhet të punojnë
fort dhe do të vazhdojnë procesin e reformave.

 

Sigal

VIDEOMESAZHI I HAHN


“Sot Komisioni Europian miratoi raportin e tij
të vitit 2016 për Shqipërinë. Vendi juaj ka bërë një progres vendimtar në
programin e reformave duke pasur parasysh, KE rekomandon hapjen e negociatave
me Shqipërinë në varësi të arritjeve të rezultateve të prekshme dhe të
besueshme në zbatimin e reformës së drejtësisë, sikur përcaktohet në
komunikimin e komisionit. Nisja e negociatave të anëtarësimit do të hapë një
kapitull të ri në marrëdhëniet tona. Kjo nuk do të thotë vetëm modernizim i
mëtejshëm i shtetit, por gjithashtu edhe që të ndihmohet Shqipëria, të vendosë
standardet më të larta në fusha si mjedisi, shëndetësia, siguria ushqimore apo
punësimi. Kjo do të thotë gjithashtu më shumë investime të huaja për të nxitur
ekonominë dhe për të krijuar vende pune më të shumta dhe më të mira. Por udha e
anëtarësimit nuk është një rrugë me një drejtim. Autoritetet shqiptare do të
punojnë fort dhe do të vazhdojnë procesin e reformave. Shqipëria përcaktoi
drejtimin e duhur me nisjen e një reformë të plotë dhe tërësore të drejtësisë.
Tani reforma duhet zbatuar në mënyrë që të gjithë qytetarët dhe bizneset të
kenë besim në një gjyqësor efikas, të pavarur dhe të paanshëm. Autoritetet
shqiptare duhet t’i vazhdojnë përpjekjet për 5 prioritetet, sidomos luftën
kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe drogës. Tani sfida për Shqipërinë
është që të garantojë zbatimin dhe qëndrueshmërinë e reformave. Rekomandimi i
sotëm është një hap i madh i Shqipërisë në rrugën drejt BE. KE do të vazhdojë
që t’ju mbështesë në këtë udhë ambicioze reformash” tha Hahn.

Ditën e
sotme Komisoni Europian vendosi hapjen e negociatave me kusht për Shqipërinë,
në vitin 2017. Si kush kryesor i çeljes së negociatave ishte zbatimi i reformës
në drejtësi, siç është dhe ligji i Vettingut/BW/