Hahn letër Ramës, Bashës dhe Metës

457
Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, i ka dërguar sot një letër tre krerëve të partive më të rëndësishme në vend, Ilir Metës, Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo letër e përbashkët vjen pikërisht disa orë përpara votimit të reformës në drejtësi. Hahn e ka vënë theksin te një prej pikave më të kontestuara nga opozita, rolin e ONM (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit). Sipas Hahn, roli i ONM duhet të ketë bazë ligjore të qëndrueshme në Kushtetutë.
“Së
pari roli i Operacionit të Monitorimit Ndërkombëtar duhet te kete një bazë të
fortë ligjore në Kushtetutë. Së dyti, rikonfirmoj, sic edhe e kam thene
pergjate diskutimeve se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit te jape vetëm
rekomandime te cilat nuk jane ligjerisht te detyrueshme. Megjithate, keto
rekomandime do te perfshijne nje arsyetim ne te cilin qendrimi i mbajtur do te
shpjegohet sipas kritereve te caktuara nga legjislacioni”, thuhet në letrën
drejtuar Bashës, Ramës dhe Metës.
Sigal