Hahn dhe Mogherini më 17 prill në Tiranë, i dorëzojnë qeverisë progres-raportin

601
Shqipëria shpreson se Bashkimi Evropian do të hapë drejtën jeshile për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë. Më 17 prill pritet të mbërrijnë në Tiranë shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn, të cilët do t’i dorëzojnë qeverisë progres-raportin për procesin e anëtarësimit. Komisioni Evropian do të publikojë progres raportin më 17 prill, bashkë me vlerësimet për progresin e arritur vjetor. Vizita e dy zyrtarëve të lartë të BE në Tiranë vjen në të njëjtën ditë kur Shqipëria pret propozimin për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. Dihet, që shtete të fuqishme në BE, sikurse Gjermania i kanë kushtëzuar kryeministrit Rama, që të ndërmarrë hapa konkrete kundër korrupsionit dhe luftës së Krimit të Organizuar. Ndërsa për korrupsionin, qeveria mundohet të japë prova se bëhet reformë e thellë në drejtësi dhe me Vettingun në Gjyqësor po luftohet korrupsioni, kryeministri Rama është në hall, nëse duhet t’i dorëzojnë prokurorisë Saimir Tahirin, para datës 17 prill, kur Këshilli i Evropës do të vendosë për fatin e negociatave me Shqipërinë.
Sigal