Hafizi: Vendimi për referendum i firmosur nga Ruçi të jetë i pavlefshëm

475
Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi i ka paraqitur sot një kërkesë Komisionit të Garancive Statuore. Me antë të kësaj kërkese ligjvënësja kontroverse, ka kërkuar që të shpallet e pavlefshme vendimi për referendum brenda PS-së për rikonfirmimin apo jo të kreut të kësaj partie, Edi Rama. “Vendimi i firmosur nga Ruçi të jetë i pavlefshëm. Vendi-mi për referendumin nuk përputhet me atë Kongresit. Vendimet nuk përputhen as në formë as në përmbajtje. Ky vendim cënon kongresin, shkakton pasoja negative. Kërkesa ime të shqyrtohet përpara 9 prillit”, citohet në kërkesën e Hafizit. Më tej ajo shtoi se: “shqyrtim i shpejtë, të shmangen pasojat negative. Me vendimin e ruçit jemi njohur vetëm nga mediat. Kongresi nuk miratoi pyetje të formuluar. Kongresi nuk miratoi formën dhe rregullin e pjesëmarrjes”, thuhet në kërkesë.
Sigal