Hafizi nga Shkodra: Të rinjtë në PS të bëjnë karrierë me meritë

452
Nga Shkodra në takimin e radhës për anëtarësimin e të rinjve socialistë, kryeministri Rama është thumbuar nga deputetja që bën pjesë në fraksionin e Blushit, Mimoza Hafizi. E ndërsa Rama e ka ftaur në podium si profesoreshë për të dorëzuar një teser, Hafizi ia ktheu me batutë “Nuk jam vetëm profesoreshë, por edhe politikane. Besoj se secili që do të marrë teserën e PS ka shumë arsye, por edhe unë kam disa. Unë dëshiroj që jut ë vini në PS, për një karrierë të gjatë dhe të merituar. Secili ka të drejtë të zgjedhë edhe të zgjidhet nga kryetari i organizatës deri te kreu i PS” deklaroi deputetja e veriut. Deputetja e Shkodrës Mimoza ka folur se të rinjtë duhet të antarësohen sot në PS, si në një organizat ku zbatohen rregullat dhe ku gjithkush ka të drejtën të zgjidhet dhe të zgjedhi. Mimoza Hafizi edhe në këtë tubim propagandistik nuk e la Ramën ta përdori si një dekor harmonie, për një çështje që ata janë krejtësisht në kundërshti. U deshën rreth 10 minuta qe Rama të jepte një kundërpërgjigje. “Mendojmë ndryshe me Mozën por këtë punën e kryetarit do ta zgjidhim në mënyrën më demokratike të mundshme, duke votuar të gjithë” i tha ai salles.
Sigal