Habit hoxha, kërkon rikthimin e dënimit me vdekje, Vlahutin: Nuk e pranon BE-ja

509
Është rritur ndjeshëm jo vetëm numri i krimeve, por edhe lloji i tyre, pasi po ndodhin krime nga më monstruozet dhe më të tmerrshmet. Tek qytetarët është rritur ndjeshëm frika, pasiguria, ndërkohë që Policia e Shtetit e ka të pamundur që të garantojë sigurinë publike të qytetarëve. Atentate në mes të ditës në sheshet kryesore të qyteteve, shpërthime tritoli në shtëpi dhe biznese, Mirëpo, në kushtet kur drejtësia që jepet në gjykatat tona shit/blihet, ndodh që në të shumtën e rasteve, fajtorët, kriminelët, jo vetëm që nuk marrin dënimin e merituar, por dalin edhe të …pafajshëm!? Dje Ministria e Brendshme dhe Ambasadorja Vllahutin organizuan një forum të sigurisë në Lezhë, ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve fetare. Hoxha i Xhamisë së Lezhës, në forum ka kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje në vend. Ai ka bërë të ditur se si komunitet mysliman do të lobojnë në Parlament, nëse i jepet drita jeshile. “Shqipëria është rast i veçantë dhe në Evropë duhet të pranohet si një rast i veçantë, se, nëse rikthehet dënimi me vdekje, do të zgjidhen shumë plagë sociale që kanë mbërthyer vendin. Ne si komunitet mysliman do lobojmë në Parlament, nëse jepet drita jeshile prej jush”, pohoi Hoxha. Mirëpo, duke i kthyer përgjigje, ambasadorja e BE-së, Vlahutin u shpreh se Bashkimi Evropian nuk e pranon dënimin me vdekje. “Ky është një sugjerim, po duhet të dini, që ka disa vlera themelore që do të thotë se jeta e çdo njeriu duhet mbrojtur. Ka një shtet të së drejtës, një shtet që ne po përpiqemi shumë të ndihmojmë që të funksionojë. Dënimi me vdekje nuk pranohet nga BE”, u shpreh Vlahutin.
Sigal