Guvernatori i BSH, Meta: Vullnet i mirë për zgjidhje konsensusuale

486
Sigal

TIRANE – Kreu i Kuvendit Ilir Meta, pas takimit të paralajmëruar dy ditë më parë në Presidencë me kreun e shtetit Bujar Nishani, i cili zgjati për rreth 30 minuta, theksoi se nga ky takim mes palëve, është shprehur vullneti i mirë për një emër konsensual sa i përket Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë.

Në një prononcim për mediat pas takimit, Kryeparlamentari, teksa konfirmoi se në qendër të bisedës mes tyre ishte çështja e BSH, nënvizoi se nuk është folur për emra mes tij dhe Nishanit, por vetëm për procesin dhe për rëndësinë e një emri konsensual.

Sipas tij procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe konsensual, ndërsa shtoi se i këtij qëndrimi ka qenë edhe Presidenti Bujar Nishani.

“Natyrisht që çështja kryesoreja ka qenë Guvernatori i ri i BSH dhe Presidenti ka bërë një ekspoze të mënyrës se si ka proceduar deri tani për të realizuar detyrimin e tij kushtetues për të propozuar emrin e ri në një proces transparent dhe gjithëpërfshirës dhe është i hapur për të bashkëpunuar në këtë drejtim të zgjidhjes së kësaj çështje. Në themel të këtij procesi qëndron vullneti i mirë për të garantuar një zgjidhje sa më profesionale dhe konsolidimit të mëtejshëm të BSH. Është një proces vullnet mirë për të shkuar drejt konsensusit.” thekosi kreu i Kuvendit 


Meta: Do respektojmë Kushtetutën, për propozimin e emrit të ri
I pyetur nëse mazhoranca ka propozuar apo nëse ka ndodnjë emër të përzgjedhur, Meta ka theksuar se mazhoranca do të respektojë detyrimin kushtetues të Nishanit për të propozuar Guvernatorin e ri, ndërsa shtoi se nga ana e saj, shumica qeverisëse do të ofrojë kontributin e saj për një emër sa më profesional dhe konsensual.

Në këtë kontekst, Kryeparlamentari tha se palët diskutuan për një kurorëzim të këtij procesi në mënyrë që t’i jepet fund zgjidhjes së kreut të ri të Bankës Qëndrore.  

“Kryesisht u fol për procesin dhe për rëndësinë e vajtjes së një emrin gjithnjë përmes procesit dhe jo paracaktimit të një emri. Natyrisht që ne do të respektojmë të drejtën kushtetuese të Presidentit dhe do të ofrojmë të gjithë bashkëpunimin tonë që ky emër të jetë garant i drejtimit profesional të BSH dhe ruajtjes së pavarësisë së këtij institucioni. Kryesisht kemi folur për çështje të tjera, që kanë të bëjnë me politikën e jashtme por çështja kryesore është kurorëzimi i këtij procesi për zgjedhjen e kreut të ri të BSH.” përfundoi Nishani

Ndërkaq pas takimit me Metën, Nishani do të presë një nga një në zyrën e tij, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.