“Guarda di Finanza: Reduktim të kultivimit, kapëm 33 ton kanabis

589
Guardia di Finanza prezantoi dje në “Pallatin e Kongreseve” raportin vjetor për kultivimin e lëndëve narkotike në Shqipëri nga “Misioni i monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis”, ku vërehet rënie drastike e kultivimit të kanabisit, në krahasim me një vit më parë. Raporti u publikua nga Stefano Skrepanti, shef i repartit të tretë të Guardia Di Finanzas, i cili theksoi se veprimtari intensive ka çuar në një reduktim të kultivimit të kanabisit. “Këtë vit kemi pasur një rritje me 40% të shpërfaqjes së monitoruar krahasuar me një vit më parë. Është monitoruar 23.77% e sipërfaqes totale të Shqipërisë. Kjo veprimtari intensive ka çuar në një reduktim të kultivimit të kanabisit. Një bashkëpunim shumë i vlefshëm është ai me autoritetet shqiptare, të cilat na garantojnë një shkëmbim të përditshëm në tokë dhe në det”, tha në fjalën e tij Skrepanti.

Ndërsa komandanti i Guadia di Finanza Giorgio Toschi ka dhënë disa shifra në lidhje me aksionet e kryera nga pala italiane për kapjen e drogës së mbërritur nga brigjet shqiptare drejt shtetit fqinj, numra që sipas tij janë rritur me 116%, në krahasim me vitin 2016. Plot 33 ton kanabis janë kapur nga autoritetet u shpreh Toschi, duke deklaruar se në këto 9 muaj janë kapur thuajse 116% më shumë drogë sesa vitin e kaluar. “Italia ka dhënë ndihmën e saj në luftën kundër kanabisit në Shqipëri, në pjesën e poshtme të Adriatikut dhe pjesën e sipërme të Jonit. Vetëm vitin e fundit, Guardia di Finanza ka sekuestruar përgjatë bregut, 33 ton lëndë narkotike, me një rritje 116% krahasuar me 2016, kur u sekuestruan 12 ton drogë”, ”, u shpreh komandanti i Guardia di Finanza, Giorgio Tosch. Ndërsa kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako tha se, “Sot prezantojmë rezultate historike në drejtim të çrrënjosjes së fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike. Kjo nuk ka qenë e lehtë për ne. Çdo punonjës policie mori përgjegjësitë e veta për një territor të caktuar. Përmes agjencisë ku u përpoqëm të siguronim informacion nga qytetarët, kemi vendosur standardin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperimenteve me policitë e rajonit dhe vendeve partnere. Bashkëpunimi me palën italiane ka padyshim një rëndësi të madhe”. Nga ana tjetër, ministri italian, Marco Minniti u shpreh se sfidë mbetet ndëshkimi i të paprekshmëve. “Ne duhet t’i godasim trafikantët, organizatat e mëdha që menaxhojnë trafiqet, duhet të godasim të ashtuquajturit të paprekshëm, se ne Itali, Evropë nuk ka të paprekshëm”- tha ministri italian. Në prezantimin e raportit të Guardia di Finanza për kultivimin e kanabisit, morën pjesë ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti dhe homologu shqiptar, Fatmir Xhafaj, ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin si dhe zyrtarë të policive të dy vendeve. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se në pak kohë qeveria goditi trafikantët. Ministri i Brendshëm italian Marco Minniti ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm në kuadër të operacioneve kundër trafikut të lëndëve narkotike. Nga Pallati i Kongreseve, ku janë prezantuar rezultatet e raportit të monitorimit nga ajri për vitin 2017, ministri italian theksoi se Shqipëria dhe Italia duhet të godasë trafikantët e drogës dhe të “paprekshmit”. Ndërsa në fjalën e tij gjatë prezantimit të raportit për monitorimin nga ajri, ministri Fatmir Xhafaj nuk la pa përmendur edhe punonjësit e policisë të përfshirë në trafikun e drogës. Ndonëse pa e specifikuar, ministri i Brendshëm e pranoi fenomenin që ka ekzistuar prej kohësh në radhët e policisë së shtetit duke përfshirë edhe drejtues të lartë. “Në aktivitetin kriminal u përfshinë fermerë të pafajshëm dhe shumë punonjës policie. Shumë drejtues policie heshtën për shkak të frikës apo kundrejt shpërblimit”, tha Xhafaj teksa theksoi se qeveria mori përgjegjësi politike duke iu kundërpërgjigjur me partnerët. Më tej ministri i Brendshëm Xhafaj theksoi se ia dolën, pavarësisht mosbesuesve dhe kritikëve, ndërsa kërkoi që monitorimi dhe bashkëpunimi me palën italiane të vazhdojë pavarësisht rezultateve. “Kemi deklaruar se 2017 do të ishte fundi i një historie të gjatë të kultivimit të kanabisit. Të shumtë ishin mosbesuesit, kishte cinike, tallës dhe zhurmues. Me gjithë lumin e akuzave, ne zgjodhëm heshtjen, heshtjen e njerëzve që punojnë me përkushtim. Sakrifica dhe përkushtimi i njerëzve të ndershëm sot foli.”
Sigal