Grida Duma merr frerët e PD-së

793
Grupi i ri parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë disa ndryshime. Grida Duma deputete e Tiranës, ka marrë postin e zëdhënëses së Grupit Parlamentar të PD-së. Post të cilin më parë, e ka mbajtur ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku.
Ky post i rëndësishëm, tanimë i është besuar Gridës, e cila praktikisht duket se ka marrë në dorë frerët e Partisë Demokratike, duke qenë se do të jetë ajo e cila do ta drejtojë grupin në parlament. Dhe si parti opozitare, parlamenti është një zë tepër i rëndësishëm për demokratët.
Ndryshe nga Tabaku, e cila është diplomuar në fakultetin e Ekonomisë, për Administrim Biznes, Duma ka përfunduar studimet e lartë në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe për një kohë të gjatë, ka mbajtur postin e sekretares, për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike.
Sigal