Greqishtja do jetë gjuhë zyrtare në Himarë, Sarandë dhe Gjirokastër

708
Historiani dhe publicisti Arben Llalla, një njohës i mirë i çështjeve greko-shqiptare ka paralajmëruar se gjuha greke do jetë zyrtare në Jugun e Shqipërisë. Ai deklarojë se:
“Në bazë të informacioneve tepër kofidenciale Edi Rama do nënshkruaj dokument që Himara të shpallet zonë e pakicës greke. Për këtë pikë Rama do të shfrytëzojë Ligjin e pakicave në Maqedoni, ku shqiptarët janë mbi 20% dhe gjuha shqipe njihet si gjuhë zyrtare. Pra, në Himarë, Gjinokastër dhe Saranda, gjuha greke do jetë zyrtare, kjo në bazë të Komisionit të Venecias që Edi Rama po e shfrytëzon. Rama është njeri i financuar nga miliarderi Sokratis Kokkalis, ashtu edhe disa ministra të tjerë.
Edi Rama po përdor një fjalor patriotik për Kosovën duke larguar vëmendjen nga jugu i Shqipërisë”,tha z.Llalla.
Kjo është një akuzë e rëndë e bërë nga historiani Arben Llalla, por nëse shihen lëvizjet e Ramës vërejmë se ai ka pasur kontakte të rregullta me lobin grek në SHBA, me klerik ortodoksë grek të botës.
Kryeministri Rama në dhjetor 2015 është dekoruar nga Patriarkana e ortodoksisë greke me medaljen Kalorësi Mbrojtës i ortodoksisë greke.
Sigal