Greqia:Nuk mbështetim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

465
Sigal

Gazeta “Kathimerini”: Greqia nuk mbështet bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një mesazh të fortë qeverisë së Edi Ramës mbi trajtimin e pakicës greke në Shqipëri, duke paralajmëruar se vendi ynë nuk do të ketë mbështetjen e Athinës për hapjen e negociatave. Siç tha kryeministri, “Greqia nuk do të pranojë fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë, nëse nuk sheh ndonjë masë praktike për të hequr diskriminimin ndaj pakicës etnike greke në vend”. “Qeveria shqiptare duhet të kuptojë, se duhet të ndryshojë qëndrim. Ajo përdor taktika të papranueshme kundër pakicës greke dhe, për këtë duhet të jetë e vetëdijshme, se nuk do të ketë mbështetjen e Greqisë në negociatat e pranimit në BE”, tha Mitsotakis. Mediat greke nxjerrin si shqetësim kryesor çështjen e shpronësimeve të kryera nga qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Deklaratat e tij u bënë gjatë një konference për shtyp, ku foli për planet e qeverisë së re greke. Ky lajm gjithashtu është shpërndarë dje nga “Kathimerini” në “Tëitter”, duke cituar kryeministrin grek Kiriakos Mitsotakis.