Greqi, Meta në takim me emigrantët: Kontrubuti juaj është i pamohueshëm

486
Sigal

Gazeta Telegraf/

Nga Athina, Shpëtim
Zinxhiria

 

Kryetari i Kuvendit të
Shqipërisë z.Ilir Meta ka zhvilluar mbrëmë në ambientet e ambasadës shqiptare
në Athinë një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Athinë. Ai shoqërohej nga
deputetet të PS; Arta Dade, Anastas Angjeli, Eduart Shalsi  Fatmir Toçi, si dhe nga deputeti i LSI
z.Vagjel Tavo dhe deputeti i PDN z. Vangjel Dule etj.

 

Meta ka falënderuar
emigrantët për kontributin e pamohueshëm që kanë dhënë në Shqipëri duke
theksuar se, “që në vitet 90-të kur Shqipëria përballoi vështirësi të
jashtëzakonshme, emigracioni shqiptar ka luajtur rol pozitiv jo vetëm në
ecurinë ekonomike të familjeve shqiptare, por edhe në marrëdhëniet mes dy
shteteve”. Ai ka folur edhe për krizën në Greqi, me të cilën po përballen edhe
emigrantët, por njëkohësisht edhe për kontributin e madh që ka dhënë dhe jep
emigracioni shqiptar,  kontribut që është
i pamohueshëm.

 

Ai u shpreh se ditën e
mërkurë do të takojë kryeministrin e Greqisë z. Aleksis Tsipras ku mbi të
gjitha do t’i parashtrojë problemet që kanë të bëjnë me emigrantët, lidhur me
njohjen e patentave shqiptare, me njohjen e pensioneve apo pullës apostile etj.

 

 

Lidhur me marrëdhëniet
midis dy vendeve z. Meta tha : “Ne shprehim kënaqësi për shfaqjet pozitive që
paraqesin të dy vendet, njëkohësisht ne do të paraqesim edhe disa çështje
aktuale, të cilat ende qendrojnë të pazgjidhura me qeverinë e Greqisë.”
Gjithashtu ai preku edhe temën lidhur me shërbimet konsullore, të pullës
apostile etj.

 

Gjithashtu z. Meta
theksoi problemin e çështjeve të njohjes së pensioneve duke thënë se është
akoma një nga çështjet më komplekse, ato janë ngritur here pas here dhe do të
ngrihen nga ana jonë, sepse kanë të bëjnë me problemin ekonomik të emigrantëve
këtu. “Njëkohësisht ne do të paraqesim edhe një sërë problemesh që kanë të
bëjnë me ju.”

 

Përsa i takon
marrëdhënieve me Greqinë z. Meta tha: “Ne e shohim Greqinë si një partnere
shumë të rëndësishme për vendin tone, për arsye historike njerëzore të pranisë
suaj mjaft të gjerë këtu, për arsye të rolit të minoritetit grek në vendin tonë,
të interesave të shumta që ne kemi duke qenë së bashku në NATO, por ne presim
me shpresë përkrahjen e shtetit grek në synimin tonë për antarësimin në
Bashkimin Evropian, si dhe shpresojmë që edhe në të ardhmen të na mbeshtesin në
këtë drejtim.

Gjithashtu edhe sa i
takon të kaluarës ku me një vullnet të mirfilltë duhet të zgjidhen, por e
rendesishme është që këto zgjidhje të jenë konstriktive për zhvillimin e
gjithanshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, na intereson që të eci në
këtë drejtim edhe më mire.

Më pas z. Meta u ndal
në zhvillimet politike në vendin tonë duke theksuar se:  “Për sa i takon Shqipërisë, ashtu siç i kini
ndjekur dhe ju është punuar dhe ka pasur arritje në disa drejtime. Njëra prej
tyre ka qene Reforma ne Drejtësi, e cila ka të bëjë me forcimin e pushtetit
ligjor në Shqipëri, për forcimin e funksionit në luftën kundër krimit dhe
korrupsionit, me përmisimin sa më të mire të institucioneve brenda një klime positive
për mbarëvajtjen e biznesit, si dhe rritjen e investimeve vendase dhe të huaja.
Suksesi I saj njëkohësisht ka të bëjë edhe me integrimin Evropian të
Shqipërisë, ku ne arritëm me një konseus të miratojmë paketën kushtetuese të
reformës në drejtësi dhe tani po punojmë për zbatimin e saj. Në Nëntor
shpresojmë të marrin një rekomandim pozitiv nga Komisioni europian për hapjen e
negociatave për antarësimin në Bashkim Evropian.

 

Gjithashtu z. Meta u
ndal edhe në vështirësitë që po ndeshet Europa lidhur me krizën ekonomike: “Dimë
që Europa po kalon kohë të vështira si kriza ne Greqi dhe dalja e saj nga euro,
si vështirësitë në Spanjë e në vende të tjera. Kjo gjë na bën që ne të bëjmë më
shumë reforma, të garantojnë një zhvillim të qendrueshëm afatgjatë të vendit”
Në mbyllje të takimit z. Meta u ndal në atë më të rëndësishmin në integrimi i
vendit duke thënë se: Integrimi Europian është një instrument, është një nxitje
për transformimin e shoqërisë sonë…

 

Emigrantët ja problemet tona

Emigrantët nga ana e
tyre i kërkuan kryetarit të Kuvendit që të kenë më shumë kujdes dhe më të
ndjeshëm me problemet e tyre. Kërkesat e emigrantëve kishin të bënin me uljen e
tarifave në shërbimet konsullore, pasi kriza e sotme i bën ato tarifa të papërballueshme.
Edmond Guri kryetari i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, i kërkoi
zotit Meta një interpelancë në Parlamentin Shqiptar për të ngritur problemet e
shumta të emigrantëve, gjithashtu ai pyeti se a do votojnë emigrantët në vendin
ku punojnë dhe jetojnë.

Kryetari i shoqates
Liter-Art z. Miho Gjini ngriti problemin e ngritjes se një qendre kulturore,
një kërkese kjo prej më se dy dekadash, duke u shprehur se tashme ka ardhur
koha për ngritjen e saj dhe se jemi shumë të vonuar.

Emigrantët e tjerë
ngritën problemin e njohjes së pantentave shqiptare si dhe të njohjes së
pensionev për vitet e punuara në Greqi.