Greqi, Mediat: Rama provokon tension mes Shqipërisë e Greqisë

448
Mediat greke vazhdojnë t’i mëshojnë idesë se deklaratat e kreut të qeverisë shqiptare ishin provokative, si dhe shkak i cenimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.Pas gazetës greke “Ethnos”, e cila komentoi ditën e djeshme qëndrimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me shembjen e shtesës së ndërtuar pa leje në Kishën e Dhërmiut, sot reagon e përditshmja “Kathimerini”.
Në shkrimin e titulluar “Deklaratat provokuese nga Edi Rama”, sipas “Kathimerini” debati për kishën e Dhërmiut i ka cenuar marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës.Gazeta greke, thekson se në rritjen e tensioneve rol ka patur kryeministri shqiptar, Edi Rama. “Komentet e tij në rrjetet sociale i kanë shtuar polemikat”, shkruan gazeta.
“Rama, i pyetur nga një qytetar nëse deklarata e Athinës ishte ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë, u përgjigj: “Ata e kanë bërë më shpesh këtë në të kaluarën dhe po e bëjnë më pak tani. Duhet pak më shumë kohë që ata ta kuptojnë që Shqipëria nuk pret më të tutelohet”, citon “Kathimerini”.
Gazeta kujton se komentet erdhën ndërkohë që kryepeshkopi Anastas Janullatos u takua me Presidentin grek Prokopis Pavlopulos dhe Aleksis Tsipras, në Athinë.
Sipas “Kathimerini”-t, drejtuesit e lartë grekë nuk bënë komente mbi këto zhvillime, me gjasë duke respektuar një kërkesë të Janullatosit që kërkoi ta mbante politikën jashtë vizitës së tij. 
Sigal