Gregu me syze 60 mijë euro, të tregojë burimin e parave, ose kush ia ka bërë dhuratë

462
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ka kërkuar djalit të Edi Ramës të tregojë burimin e parave me të cilat ka blerë syzet që kushtojnë 60 mijë euro ose kush ja ka bërë dhuratë. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Këlliçi shprehet se vlera e këtyre syzeve që mban Gregu është sa dy muaj pagë e presidentit amerikan. Ai shprehet se Gregor Rama është i detyruar të japë përgjigje për syzet e shtrenjta.
Deklarata e plotë e Belind Këlliçit
Media ka zbuluar se studenti më i pasur në vend, dhe ndoshta në rajon, është i papuni Gregor Rama, djali i kryeministrit. Zbulimi nuk ka qënë shumë i vështirë për t’u bërë, pasi Gregu, studenti i papunë, është pjesë e arrogancës rilindase që ka dëshirë ta tregojë luksin, edhe pse shokët e tij të klasës nuk kanë lekë të pinë një kafe, le më të pagujnë tarifat e rritura të universiteteve nga babai tij, edhe pse 46.2 përqind e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri me 5 dollarë në ditë. Syzet që mban djali i papunë i Edi Ramës, janë Maybach që sipas medias dhe ekspertëve kushtojnë të paktën 60 mijë euro.
Syze tipike të oligarkëve të lindjes, të qeveritarëve të korruptuar, të njohur botërisht për pasurinë e luksin që kanë vënë në kurriz të popullit. Vlera e këtyre syzeve që mban Gregu është sa dy muaj pagë e presidentit amerikan, Obama. Përveçse një çështje morale, që tregon harbutërinë e rilindjes, kontrastin e thellë mes Edi Ramës, njerëzve të tij, dhe popullit që nuk ka me se të ushqehet, ky është dhe një problem i mprehtë ligjor Djali i kryeministrit, duhet të tregojë se ku i ka marrë paratë për të pasur një palë syze 60 mijë euroshe. Të tregojë burimin e parave. Eshtë i detyruar me ligj.
Nëse i ka dhuratë, duhet të tregojë se nga kush i ka dhuratë;
Nga hakmarrja për drejtësi?
Nga Emiliano Shullazi?
Apo nga kompania kineze që po përgaditet të marrë koncesionin e TVSH, sëbashku me xhaxhain e tij Olsin?
Këto pyetje janë shqetësim publik, dhe Gregor Edi Rama është i detyruar të japë përgjigje.
Sigal