Gratë e pa pushtetshme të BE-së, që bëhen “tutore” në Shqipëri

558
Sigal

Është viti 2016, mesi i verës, Shqipëria gjallonte nga bima trullosëse kanabis sativa, ndërsa ish-ambasadorja Romana Vlahutin, zbriti në fushën e gjelbër të stadiumit “Selman Stërmasi” me fustan transparent, duke takuar një më një “lojtarët e famshëm”, Saimir Tahiri, (me tatuazh në këmbë), Bledi Çuçi, Blendi Klosi, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj dhe të tjerë personazhe. Nga ana tjetër, kundërshtarë në futboll ishin përfaqësues të ambasadorëve të huaj në vendin tonë. Takimi u mbyll 3-3, shënoi Saimiri një gol të bukur, me driblime e futje topi nën shalë, aq sa mahniti Romana Vlahutinin, që nuk dinte si të festonte, të duartrokiste Tahirin, apo të lutej që edhe Veliaj ta bënte një gol. Atë ditë media u mor vetëm me këtë ngjarje të madhe…

Hashashi gjelbëroi Shqipërinë, ambasadorja dërgonin raporte në BE për suksese imagjinare

Nga zyra e ambasadës së BE-së në Tiranë shkonin lajme të mira drejt Brukselit. Në Shqipëri gjithçka funksionon më së miri, qeveria po punon, droga është duke u luftuar si kurrë më parë, korrupsioni është në nivele minimale dhe qeveria ka vullnet për ta luftuar. Romana raportonte, shefja e “madhe” në BE, Frederika Mogerini kënaqej dhe bëheshin gati për lëvdatën e radhës. Sigurisht nuk mungonin takimet me “liderin rajonal”, Edi Ramën që çudiste Brukselin me veshjet dhe sqimën e tij që e karakterizon në çdo aspekt.

Politikanët, që kishin të përbashkët shkollimin në universitetet e Soros

Të dy kishin të përbashkëta, vijnë nga shkolla “Soros”, me mbështetje dhe ide të qarta se ku do të arrinin. Për Shqipërinë gjithnjë raportohej stabilitet, por krimi i organizuar, korrupsioni dhe, veçanërisht, trafiku i drogës sollën probleme të mëdha në vend, veçanërisht në vitin 2017, e nuk kishte Romanë transparente që e mbulonte të vërtetën e trishtë. Saimiri që bënte gola dhe mrekullonte ambasadoren, ra me një lëvizje të shpejtë të kryeministrit Rama që, për të shpëtuar veten, ishte i gatshëm të sakrifikonte cilindo bashkëpunëtor të tij. Brukseli ende mbante raporte pozitive për Shqipërinë. Asnjë përfaqësues i huaj nuk ngriti alarmin mbi kanalizimin e vendit, askush në Tiranë nga gratë e pushtetshme këtu, por anonime në Bruksel nuk thoshin të vërtetën.

Ambasadorja e BE-së nuk shqetësohej për lidhjet e krimit me zyrtarët e lartë

Lidhja e politikës me krimin, implikimi i drejtpërdrejtë i zyrtarëve të lartë dhe të policisë në kultivimin dhe trafikun e drogës ishin “detaje pa rëndësi”, për vendet e zhvilluara të BE-së. Edhe atëherë kur trashej zullumi, gratë e skalionit të parë të raportimeve, i vinin në ndihmë qeverisë Rama dhe vetë atij. Veçohet edhe Maja Koçijançiç. Gjithnjë fjalë të mira, standarde dhe në tentativë për të treguar balancë, që kurrë nuk ndodhi. Së fundi, edhe një zonjë tjetër më ngulm iu bashkua “Vathës së Rilindjes”. Është Eurodeputetja Monika Macovei, komentet për të janë të tepërta, mjafton t’i citosh deklaratën. “Unë besoj se qeveria aktuale është në rrugën e duhur, në transformimin e sistemit gjyqësor të vendit. Reforma në drejtësi ka sjellë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Fatkeqësisht, veprimet e fundit të opozitës rrezikojnë të dëmtojnë ritmin e këtyre reformave dhe po dërgojnë mesazhin e gabuar tek partnerët evropianë”-deklaroi ajo, jo më larg se dje. Një qëndrim që edhe Elisa Spiropali do të përmbahej për ta thënë, jo se është “realiste”, por të paktën shmang mllefin qytetar në rrjetet sociale. Po ky është skalioni i parë e konsumit të deklaratave. Gjithkush ka “gruan” e tij në BE që të mbron, Rama ka shumë, por edhe ish-qeveria Berisha mbahej me deklaratat e një zonje, Doris Pak quhej, shumë e njohin. Edhe atëherë kur vendi qeverisej keq, ajo jepte një Shqipëri ndryshe! Gratë që mundohen të përfaqësojnë BE-në, janë ende të turbullta me dashje, duke mbajtur qëndrime pro qeverisë, edhe atëherë kur vendi është në pragun e një kaosi politik e civil; kur papunësia po na mbyt, kur qeveria arrogante ia ka shitur vendin pesë oligarkëve; kur çdo tender është një mundësi për vjedhje dhe kur drejtësia është në lakun e qeverisë.

Monica Macovei e Soros në përkrahje të qeverisë “Rama”

Monica Macovei, Kryetarja e Delegacionit të PE në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri në një reagim lidhur me situatën politike në Shqipëri, mbështet fuqishëm qeverinë dhe dënon sjelljen e opozitës, që ka zgjedhur bojkotin e parlamentit dhe rrugën e protestën, si një zgjidhje për ti siguruar vendit një qeveri larg nga kthetrat e krimit. Monica Macovei njihet edhe si idhtare e manjatit Gorge Soros, i cili akuzohet se mbështet fuqishëm kryeministrit Edi Rama dhe individë të pushtetshëm brenda të majtës në vend. E diplomuar në institutin Open “Society Foundations” të financuar nga Gorge Soros, gjatë periudhës që mbante postin e ministres së Drejtësisë në Rumani, ajo është akuzuar si zyrtare që përdorte metoda staliniste. Gjatë kohës që mbante këtë post, gazeta konservatore “Ziua” analizoi se ajo ishte “ndoshta ministrja më shkatërruese që Rumania ka pasur ndonjëherë.” Udhëheqësi i pakicës në koalicionin qeverisës të Basescu referoi taktikat e saj si “antikushtetuese” dhe “staliniste” Monica Macovei është treguar e njëanshme në të gjitha takimet e përbashkëta mes PE dhe Parlamentit Shqiptar duke favorizuar qeverinë Rama dhe duke mos thënë asnjë fjalë as për kultivimin e drogës dhe as për zgjedhjet e lira.