Gratë demokrate në protestë: Të hetohet dhuna e Veliajt ndaj kryefamiljares Geca

530
Gratë demokrate kanë protestuar para Bashkisë kundër dhunës që ish-specialistja e Financave në bashkinë e Tiranës, Violeta Geca, pretendon se është ushtruar prej saj nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Ish-specialistja e Financave tha se gjithçka ndodhi ndërsa kishte shkuar për të kërkuar që të mos pushohej nga puna.
Geca: “Ju drejtova kryetarit për një zgjidhje të mirë për familjen time, që të vinte dorën në zemër dhe të më ndihmonte, por ai nuk e bëri, degradoi në një dhune fizike të paparë. E tmerrshme për një grua kur shikon një burrë duke e goditur. Unë duke i kërkuar ndihmë, ai me një fjalor jo të mirë, duke shtyrë, duke më goditur, më përzuri nga zyra”.
Deputetët e PD dhe këshilltaret e djathta në Bashki kërkuan nga Prokurori i Përgjithshëm të nisë hetimet për këtë rast.
Vokshi: “Për të kërkuar zyrtarisht dhe publikisht që Prokurori i Përgjithshëm të nisë hetimin dhe për të zbardhur atë çfarë ka ndodhur”.
Anëtarja e Këshillit bashkiak, Reila Bozdo, premtoi se në mbledhjen e radhës së Këshillit bashkiak, kryebashkiakut do ti kërkohet një sqarim për këtë çështje.
Sigal