Grasso:Pasuritë e sekuestruara nga kriminelët, jepjani të varfërve

450
Sigal

TIRANË- Presidenti i senatit italian, Pietro Grasso ka propozuar që pasuritë e sekuestruara nga aktivitetet kriminale, t’i ofrohen njerëzve në nevojë. Në një konferencë për mediat, Pietro Grasso thotë se disponon informacione për aktivitete kriminale, ndërsa ka shtuar se janë duke u ndërmarrë reforma e duhura.

“Duhet që të sekuestrohen pasuritë e organizatave kriminale. Dhe këto t’u ofrohen personave që kanë nevojë, veçanërisht në periudha të tilla krize. Ne kemi informacion se po ndërmerren reformat e duhura.” Siç është edhe ajo territoriale. Reformat janë shpresëdhënëse por të pamjaftueshme. Nuk mjaftojnë vetëm reformat, por edhe njerëzit për t’i zbatuar”, tha Presidenti i senatit italian. Grasso tha gjithashtu se prej kohësh ai ka pasur informacione për trafikun e drogës dhe në raport me shtetet e tjera, ai këkon zbatimin e ligjit. “Unë për situatën kriminale kam një informacion që të para një viti. Por unë mund t’ju them, se ka patur një lloj kalimi të drogës nga Ballkani, nga deti dhe toka. Madje kemi bërë disa hetime, dhe na ka rezultuar se ka ekzistuar një pikë grumbullimi të drogës mes Kosovës dhe Shqipërisë për t’i shpërndarë me pas ne Europe”, është shprehur Grasso. ‘Ne raportin mes shteteve, ne kërkojmë që të garantohet ligji. Për respektimin e ligjeve për investitorët, që ekonomia të mos ketë probleme”, ka vijuar ai. Presidenti i senatit italian ka folur edhe për sistemin gjyqësor. Ai solli shembullin e Italisë, ku Këshilli i Lartë Drejtësisë kontrollohet nga prokuroria. “Një sistem gjyqësor i pavarur është shumë i rëndësishëm. Për sistemin gjyqësor duhet një polici gjyqësore e pavarur që varet nga prokuroria. Në Itali KLD-ja kontrollon edhe prokurorinë. Në Shqipëri jo. Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë”,- u shpreh Grasso para mediave.

GRASSO MERR TITULLIN “HONORIS CAUSA”

“Ne Qytetin Studenti është organizuar ceremonia e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” Z. Pietro Grasso me motivacionin: “Për kontributin e shquar në luftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe për përpjekjet e tij në forcimin e shtetit të së drejtës. Ai ka pasur një kontribut te gjere ne fushën e drejtësisë: Në 1984 u caktua gjyqtar i asociuar në Procesin e bujshëm gjyqësor kundër mafias , i cili filloi në shtator të vitit 1985 dhe përfundoi në dhjetor të vitit 1987, pas 22 muajsh seancash gjyqësore dhe 35 ditësh filmime. Pas vrasjes mafioze të gjykatësit Giovanni Falcone, Pietro Grassso mori vendin e tij si anëtar në Komisionin Qendror për programet e mbrojtjes së dëshmimtarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Në vitin 1993 ai bën pjesë në Prokurinë Kombëtare Antimafia.

Në vitin 1999 emërohet Prokuror Kombëtar për Antimafian, periudhë pas së cilës ai u emërua Kryeprokuror i Prokurorisë në Palermo.

Në Tetor 2005 u emërua Prokuror Kombëtar i Antimafias.

Që nga viti 2013 mban mban postin e Kryetarit të Senatit të Republikës Italiane.

Pas ceremonisë Z. Pietro Grasso mbajti një leksion me temë: “ Italia dhe Shqipëria së bashku për Europën e së ardhmes ” . Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm Prof.Dr. Dhori Kule, Znj. Lindita Nikolla, Ministër e Arsimit dhe Sportit, Z. Adriatik Llalla, Prokuror i Përgjithshëm, rektorë të universitete publike dhe private, dekanë, studentë dhe shumë të ftuar të tjerë. – See more at: http://www.shqiptarja.com/Politike/2732/grassopasurit–e-sekuestruara-nga-kriminel-t-jepjani-t–varf-rve-213281.html#sthash.j18thm7N.dpuf