Gramoz Ruçi zgjidhet kryetar i Kuvendit me vota 80 pro, 6 më shumë se mazhoranca

452
Gramoz Ruçi do të jetë kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë për një mandat 4-vjeçar. Pas votimit të fshehtë në sallën e Kuvendit, Ruçi mori sot 80 vota pro.
Ndonëse deputetët e LSI kanë qenë në sallë, ata nuk votuan për Ruçin, qëndrim që e kishin shprehur edhe më herët. Ndonëse kryetari i Komisionit të votimeve, Anastas Angjeli thirri emrat e deputetëve të LSI, siç ishte edhe Monika Kryemadhi. Në këtë linjë ka qëndruar edhe deputetja e LSI-së, Nora Malaj. Kjo e fundit pohoi se nuk do të marrë pjesë në votim. Sakaq, PD mori pjesë në votim, pavarësisht se votat e saj kanë qenë kundër Ruçit.

“Votimi u bë konform rregullave, në mbështetje të nënti 6. Me shumicë votash u ngrit. 120 deputetë morën në votime. 80 voto pro, kundër 40. Në bazë të rregullores, zoti Gramoz Ruçi shpallet kryetar i Kuvendit”, tha Angjeli.

Komisioni i votimit u përbë nga 5 anëtarë, 3 të mazhorancës dhe 2 të opozitës. Në fund votat për Ruçin kanë rezultuar 80 pro, 40 kundër, 1 abstenim, ndërsa të tjerët nuk morën pjesë në votim.
Sigal