Grabitja në aeroport, Braho i kërkon informacion Tahirit

453
Kryetari i komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare Spartak Braho i ka dërguar një letër ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Braho i kërkon Tahirit informacione mbi grabitjen në aeroportin e Rinasit, ku u vodhën rreth 1 milion euro.
“Duke qenë se kjo ngjarje ka nevojë për një trajtim dhe analizë më të thelluar dhe informacion më të plotë, u kërkua nga komisioni që të informohet nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme lidhur me gjithë problematikën e mësipërme, duke shmangur çështjet dhe detajet konkrete që janë objekt i hetimit nga organet e prokurorisë. Informacioni do të jetë i disponueshëm vetëm për anëtarët e komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe Kryetarin e Kuvendit”, thuhet në letër. Deri tani ngjarja në fjalë ka mbetur pa autor.
Sigal