Goditja ndaj Strazimirit/Gjykata e Lartë jep vendimin ndaj Ndreut e Ndokës më 10 Qershor

415
Gjykata e Lartë do të japë vendimin për deputetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të cilët akuzohen nga Prokuroria për goditjen e kolegut të tyre demokrat Genti Strazimiri për shkak të detyrës në datën 10 Qershor.
Por mbrojtja e dy deputetëve të akuzuar kundërshton Prokurorinë në akuzën e ngritur duke mos pranuar goditjen për shkak të detyrës.
“Goditja e deputetit Strazimiri nuk ka ndodhur në sallën e Kuvendit dhe as në foltore, por në korridor. Ndaj kjo goditje nuk është bërë për shkak të detyrës“, tha avokati i deputetëve socialistë.

Sipas tij, mbrojtja kundërshton klasikimin që organi i akuzës i bën goditjes.
“Ne nuk pranojmë që goditja është kryer për shkak të detyrës, pasi ai ka ndodhur kohë më pas se Strazimiri të mbante fjalimin në Kuvend“, tha avokati.
Sigal