Goditet deputeti Bedri Hoxha

666
Deputeti i Partisë Demokratike, Bedri Hoxha, është goditur nga një person para hyrjes së Pallatit të Kulturës në Burrel, disa çaste para fillimit të një takimi të Lulzim Bashës me mbështetësit e PD-së. Sipas policisë, Hoxha ka bërë kallëzim, duke deklaruar se rreth orës 13.10, për motive të dobëta e ka goditur me grusht shtetasi D. Ç, duke i shkaktuar plagë të lehta. Menjëherë shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat kanë bërë shoqërimin e shtetasit D. Ç. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. Ç, 59 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Vetë Hoxha deklaroi për mediat se personi që e goditi është Demir Çupi dhe punon në Bashki. “Më ka qëlluar vetëm një person nga mbrapa”, është shprehur Hoxha. Sipas tij, për ngjarjen mund të jetë njoftuar edhe kryetari demokrat, Lulzim Basha.
Sigal