Gjyqtarja e Kushtetueses Vitore Tusha e kalon vettingun, figurë e pastër

595
Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve e ka cilësuar në vendimin e këtij mëngjesi si figurë të pastër gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.
Një ditë më parë në seancën dëgjimore, trupa gjyqësore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përmendi raportin e inspektoratit të pasurive, ku gjyqtarja Tusha rezulton me pasuri justifikuara. Raporti përshkruan se gjyqtarja kushtetuese i ka deklaruar pasuritë e saj, të tilla si banesë në Tiranë, 500 metra toke në Farkë dhe shtëpi në Gjirin e Lalzit, për të cilën ka ende pa shlyer një këst. Edhe për komponentin e dytë të Vettingut, DSIK ka referuar se gjyqtarja Vitore Tusha ka figure të pastër dhe pa lidhje të dyshimta. E njëjta gjë konkludohet edhe për aftësitë profesionale të gjyqtares Tusha pas kontrollit të pesë dosjeve gjyqësore. Gjyqtarja kushtetuese u testua nga KPK dhe vëzhguesi i ONM Teo Jacobs, edhe për aftësitë profesionale. Profesoresha e të drejtës civile dhe trajnuesja në shkollën e Magjistraturës të gjyqtarëve dhe prokurorëve dha provim verbal për dy parime të rëndësishme siç janë, barazia para ligjit dhe kufizimi i lirisë. Pavarësisht se KPK përmendi se ndaj gjyqtares në karrierën e saj ka pasur pesë ankesa nga qytetarët për vendimmarrjet, nuk u dha asnjë konkluzion në këtë pikë.
Sigal