Gjyqtarët që pushuan çështjen ndaj Lulëzim Bashës në vitin 2009

802
A ka pasur një vendim gjykatë për akuzat që janë ngritur ndaj Lulzim Bashës disa vjet vjet më parë dhe pikërisht më vitin 2009 nga Prokuroria e Përgjithshme lidhur me financimin e rrugës Durrës-Kukës? Gazeta “Telegraf” ka siguruar vendimin e Gjykatës së Lartë në të cilin shpjegohet gjithë procesi hetimor dhe gjyqësor deri në përfundimin e tij. Gjyqi është zhvilluar më vitin 2009 në Gjykatën e Lartë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga gjyqtarët: Spiro Spiro, kryesues, me anëtarë gjyqtarët Perikli Zaharia, Irma Bala, Besnik Imeraj, Aleksander Muskaj. Prokurorë të çështjes kanë qënë Artur Selmani e Arben Kraja. Seancat gjyqësore janë zhvilluar me dyer te hapura, në datat 30 janar, 27 shkurt, 16 mar dhe 10 prill të vitit 2009. Gjyqi është zhvilluar mbi akuzën ngritur nga Prokuroria e Përgjithshme për Personin nën Hetim, Lulzim Basha dhe të pandehurin Andi Toma: “Per krimet e shpërdorimit të detyrës dhe të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, të kryera në bashkëpunim, që parashikohen, përkatësisht, nga nenet 248 dhe 258 te Kodit Penal, në lidhje me nenin 25 të tij”. Avokatët mbrojtës kanë qënë Zef Nikaj për Bashën dhe Genci Gjokutaj për Tomën.
Sigal