Gjyqtarët me ligjin e vjetër, Bujar Nishani tjetër sfidë mazhorancës

416
Presidenti Bujar Nishani duket se ka vendosur ta shfrytëzojë pjesën e mandatit që i ka mbetur për të kundërshtuar çfarë kërkon mazhoranca. Kreu i shtetit jo vetëm nuk dekreton asnjë nga ligjet e miratuar nga mazhoranca, i ka rrëzuar gati të gjithë deri më tani duke “toleruar” vetëm një ligj, që as e ka kthyer e as e ka dekretuar, duke e lënë të hyjë vetë në fuqi, ka vendosur të mos pyesë as për ligjin e ri për Gjykatën e Lartë.
Ligj që sanksionon ngritjen e Këshillit Konsultativ pranë presidentit me përbërjen e krerëve të institucioneve të drejtësisë, që përcaktojnë raportin vlerësues për kandidatët para se presidenti të shpallë dekretet. Por kreu i shtetit, pavarësisht se ligji u miratua në seancën e parafundit të dhjetorit 2014, në prill e maj jo vetëm ka hapur procesin, por ka shpallur emrat konkurrues, bazuar në ligjin e vjetër. Duke e zhytur marrëdhënien Presidencë-mazhorancë në kaos. Janë 41 dekrete të rrëzuara deri më tani për Gjykatën e Lartë.
Sigal