Gjyqtarët: Ligji i Vettingut bie ndesh me opinionin e Komisionit të Venecias

587
Sigal

Unioni i Gjyqtarëve dhe
Prokurorëve ankohet në Gjykatën Kushtetuese

Gjyqtarët: Ligji i Vettingut bie
ndësh me opinionin e Komisionit të Venecias

Som

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë
dorëzoi ditën e djeshme në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet e tyre për ligjin
e Vetting. Sipas Unionit, ligji për Vetting jo vetëm është antikushteues, por
bie ndesh edhe me opinionin e Komisionit të Venecias

 

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë
dorëzoi ditën e djeshme në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet e tyre për ligjin
e Vetting. Sipas Unionit, ligji për Vetting jo vetëm është antikushteues, por
bie ndesh edhe me opinionin e Komisionit të Venecias. Gjyqtarët shprehen në
parashtrimet e tyre se nuk janë kundër proçesit të Vettingut, por nuk mund të
lejojnë që pushtete e tjera të nëpërkëmbin pushtetin gjyqësor.

Një dokument prej 30 faqesh,
gjyqtarët parashtrojnë para kolegjit kushtetues të gjitha kundërshtimet e tyre
për ligjin, duke nisur që nga afati 30 ditor që është përcaktuar nga hyrja në
fuqi e ligjit për të paraqitur dokumentat, afat sipas tyre është i
pamjaftueshëm.

Gjyqtarët thonë në kërkesën e
tyre se nuk janë kundër proçesit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve,
por kurrsesi, theksojnë ata, nuk mund të lejojnë që pushtetet e tjera të
nëpërkëmbin dinjitetin e pushtetit gjyqësor.

Sipas gjyqtarëve, ligji “Për
rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e
Shqipërisë”, në një pjesë të konsiderueshme të dispozitave të tij, jo vetëm ka
anashkaluar piketat orientuese të sugjeruara nga Komisioni i Venecias, por bie
dukshëm ndesh me dispozitat kushtetuese që kanë të bëjnë me Aneksin “Për
rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe cënon një sërë
parimesh kushtetuese, apo të drejta dhe liri themelore të garantuara nga
Kushtetuta.

Gjyqtarët thonë se ka shumë
paqartësi në lidhje me rolin e organeve të reja, të cilat do të bëjnë
kontrollin e pasurisë dhe figurës dhe aftësive profesionale gjyqtare.

Sipas ligjit, kompetenca
kushtetuese “për kryerjen e rivlerësimit” është projektuar në dy shkallë, “në
vlerësim fillestar” që kryhet nga organet e parashikuara nga ligji dhe
“vlerësimin përfundimtar”, që kryhet nga organet kushtetuese, të ngarkuara prej
saj me rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ky handikap, thone gjyqtarët, shtjellohet
më tej në dispozitat e kreut IV, konkretisht pika 1 e nenit 33 të ligjit
specifikon se: “ILDKPKI-ja, bazuar në deklarimet e pasurive, zhvillon një
procedurë të plotë kontrolli në përputhje me këtë ligj, ligjin “Për deklarimin
dhe kontrollin e pasurive, detyrimeve financiare të personave të zgjedhur dhe
nëpunësve të caktuar publikë”, ligjin “Për parandalimin e konfliktit të
interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe Kodin e Procedurave
Administrative”.

Pra, rivlerësimin për pjesën e
kontrollit të pasurisë nuk e kryen Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por
ILDKPKI.

“Një parashikim i tillë, del
qartësisht jo vetëm jashtë qëllimit të kushtetutëbërësit, por njëkohësisht
cenon pavarësinë e pushtetit gjyqësor, duke e lënë procesin e vlerësimit të
pasurisë de facto dhe de jure, nën kontrollin e një organi jo Kushtetues dhe jo
të ndërtuar për këtë qëllim, si ILDKPKI”.