Gjyqtarët dhe prokurorët i nënshtrohen procesit të vetingut

565
Gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen procesit të vetingut, për secilin prej tyre do të ketë një dosje të veçantë për kontaktet që mund të kenë pasur me personat të botës së krimit. Kundër tyre mund të përdoren edhe pamjet filmike apo fotografitë e gëzimeve familjare, si dasma, fejesa apo festa të ndryshme, në të cilat kanë qenë të pranishëm dhe persona me rekorde kriminale, apo të përfshirë në trafiqe.
Gjatë debatit në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, ka kërkuar sqarime se si mund të vlerësohet nëse gjyqtari apo prokurori është vënë nën presion në punën e tij. Shefi i Misionit të EURALIUS ka sqaruar deputetët se pjesë e vlerësimit do të jenë dhe miqësitë apo shoqëritë e personave të krimit të organizuar me gjyqtarët dhe prokurorët. Ai ka kërkuar që të mblidhen sa më shumë evidenca kundër magjistratëve që do t’i nënshtrohen vetingut.
“A mund të kemi mjaftueshëm evidencë, që në fund ne të bëjmë një gjykim. Këta tregues, për shembull, mund të kemi që transportojnë para, fluturojnë për në Vjenë, bëjnë shkëmbimin në euro dhe kthehen me to, ndoshta nuk mund t’i kenë deklaruar ato 10 mijë eurot, apo marrin një makinë dhe ajo drejtohet nga persona të cilët nuk i njohin fare, ose një makinë që mund të transportojë drogë.
Sigal