Gjyqi për Tahirin, Krimet e Rënda tërhiqen për të marrë vendimin

506
Sigal

Tërhiqet gjykata e Krimeve të Rënda për të marrë vendimin për Saimir Tahirin dhe Jaeld Celën.

Burime bëjnë me dije se vendimi për Tahirin do të jepet sot pas orës 16:00.

Ish-ministri akuzohet nga Prokuroria për “Korrupsion të zyrtarëve të lart딓Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Organi i akuzës ka kërkuar dënimin me 12 vite burg për ish ministrin e Brendshëm, dënim i cili ulet në 8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.