Gjylameti: Procesi i votimit në Dibër, brenda standardeve

489
Sigal

Pas përfundimit të procesit të
votimit në Dibër, deputetja e PS, Blerina Gjylameti në një deklaratë për mediat
tha se procesi i votimit ishte sipas standardeve. Ajo tha se organet
ligjzbatuese të kujdesen për transportin e kutive, ndërsa tha se forcat
politike të pranojnë rezultatin. “Përtej disa incidenteve të lokalizuara,
procesi i votimit u zhvillua kryesisht brenda standardeve, duke dëshmuar një
përgjegjshmëri maksimale. Qytetarët dibranë nuk ranë pre e provokimeve as nuk u
trembën nga incidentet e inskenuara nga PD me qëllimin e vetëm për prishjen e
procesit. Populli i Dibrës tashmë e ka shprehur vullnetin e tij me votë. Votat
janë brenda kutive, ndaj është me rëndësi të përmbyllet në zbatim të ligjit
procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore”, tha ajo. Ajo apeloi që organet
ligjzbatuese që të kujdesen për transportimin e materialeve zgjedhore pranë
KZAZ përkatëse. “Dibranët i kanë dhënë besimin njeriut që do ti shërbejë për
vitet e ardhshme. Na mbetet të lexojmë me përgjegjshmëri vullnetin e tyre në çdo
votë në kutitë. Subjektet politike duhet të pranojë rezultatin e këtyre
zgjedhjeve. Fitorja e kandidatit tonë është brenda kutive dhe këtë do të
dëshmojmë në fund të procesit të numërimit”, tha deputetja e PS.