Gjykata vendos “arrest me burg” për djalin e biznesmenit shqiptar

109
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur arrest me burg në mungese për Suel Çelën, si njërin nga protagonistët për ngjarjen e 18 shtatorit 2017 në qytetin e Elbasanit.

Ndaj Suel Çelës adresohet vepra e vrasjes së oficerëve të policisë të mbetur në tentativë, para tregut agro-ushqimor të këtij qyteti. Por megjithëkëtë vendim të Krimeve të Rënda për përplasjen që shkaktoi furtunë në radhët e uniformave blu, arrestimi i Suel Çelës deri më tani ka dështuar. Masa e shpallur nga Krimet e Rënda evidenton qëndrimin e prokurorisë që përshkruan se në fakt dyshohet se mjetin Audi që goditi policinë e ka drejtuar Suel Çela. Burimet thonë se provat rrëzojnë alibinë e Enea Bekteshit, i cili më herët ka deklaruar se ai e goditi policinë, dhe se e kishte kryer këtë veprim pasi ishte trembur nga postblloku dhe të shtënat. Në atë kohë Bekteshi e përshkroi veten, nën efektin e alkoolit. Për akuzën ky version është i pavërtetë. I dyshuari kryesor tashmë është Suel Çela sipas një vendimi gjyqësor që i kërkon policisë ta arrestojë. Suel Çela është djali i Petrit Çelës, që është gjithashtu pronari i tregut agro-ushqimor dhe që është pyetur me herët nga autoritetet.