Gjykata: Të shpërndahet greva. Patrioti në polici, Ndreca takon grevistët

470
Sigal

Ndërsa greva e urisë së ish-të burgosurve politikë hyri dje në ditën e 26-të, një vendim nga Gjykata e Tiranës kërkon shpërndarjen e grevistëve duke parrë parasysh një padi nga ana e policisë, që e konsideron grevën të paligjshme. Sipas policise gjatë grevës janë kryer vepra me rrezikshmëri për jetën, duke ju referuar këtu rastit të dy grevistëve që i vunë flakën vetes. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila vendosi shpërndarjen e grevës, pasi e shpalli të paligjshme, në një deklaratë për mediat në emër të grevistëve, Fatmir Lamaj theksoi se ata nuk do të dalin nga greva. Pas deklaratës Lamaj shoqerohet në spital. Sipas vendimit të Gjykatës greva duhet të shpërndahet brenda orës 24 të mbrëmjes së sotme.

Koordinatorët: Grevistët nuk dalin nga greva me këmbët e tyre

Ora 19:27- Koordinatori i grevës së urisë Asllan Patrioti deklaroi se snjë grevist nuk do dalë nga greva me këmbët e tija, duke shfaqur kështu shenja rezistence. “Me këmbët e tyre nuk do dalë nga greva asnjë grevist Na thanë që nuk do të na lëvizin nga greva. Ti keni të qarta nuk kam frikë nga kërcënimet. Shokat tanë dalin sot nga greva vetëm me zvarrotje, por të mos bëjë gafë njeri t’i godasë. Ne do nisim një tjetër grevë me 15 veta”, shtoi ai. Ndërsa koordinatoi tjetër Skënder Tufa, u shpreh se “Do përdorim të gjitha mjetet demokratike për të drejtat tona. Mund ta zhvendosim grevën para Ambasadës Amerikane”, shtoi ai.

Asllan Patrioti shoqërohet në polici

Ora 21:30- Pas rezistencën për të lënë ambjentet e grevës së urisë, koordinatori i grevës Asllan Patrioti shoqërohet në polici. Policia sqaroi se shoqërimi i tij është bërë për të negociuar në lidhje me zbatimin e vendimit të gjykatës, e cila vendosi sot për shpërndarjen e grevës së urisë.

Gjergj Ndreca rikthehet tek grevistët

Ora 21:42- Pas vendimit të gjykatës së Tiranës për të shpërndarë grevën e ish-të përndjekurve politikë, Gjergj Ndreca, i vetëdjegur pak ditë më parë për kauzën e tyre është rikthyer dje në mbrëmje pranë ambienteve të grevës për të takuar ish-të përndjekurit. Mësohet se Ndreca është rikthyer me ambulancë, ndërsa ka lëshuar thirrjet: “Para Ambasadës Amerikanë do vdesim të gjithë. Greva do të vazhdojë, te Presidenti Nishani nuk kam shpresë”.

Biturku: “Do hedhim shortin e vdekjes”

Në një deklaratë të bërë për mediat njëri nga grevistët e urisë, Afrim Biturku ka bërë thirrje që të gjendet një mënyrë nga qeveria që ta arrihet një marrëveshje me ish-të përndjekurit. Ai deklaron se në të kundërt, grevistët do hedhin shortin e vdekjes. Biturku tregoi për mediat 7 zarfe, njëri prej tyre me vrimë, që do të thotë se grevisti që merr në dorë këtë zarf ka radhën për tu vetëflijuar. “Do e hedhim me short kush e ka radhën për të vdekur, kemi një letër me vrimë dhe shtatë të tjera, kujt t’i bjerë do vetëflijohet. Do marrim vendim të njëjtë me atë të Gjergj Ndrecës. Ky nuk është presion, por thirrje për të gjitha ata politikanë që të vijnë këtu. Apel të gjithëve të ulemi të diskutojmë dhe të arrijmë një marrëveshje në bazë të pikave që ne kemi kërkuar”, tha ai.

në N � e P:L �VK ublike brenda e jashtë vendit, (sidomos në emisionin “Hard Talk të BBC dhe gazetën prestigjioze italiane “Corriere della Sera”), për të vijuar më pas me lidhjen e tij direkte me tragjedinë e Gërdecit e deri te këto historitë e fundit. Kështu që përgjegjësia politike e Sali Berishës ka kohë që është provuar.

– Si ka mundësi një vend anëtar i NATO-s, sikurse është Shqipëria, të bëjë trafiqe armësh me vende që nuk janë të interesave të NATO-s? Që NATO nuk ka reaguar, do të thotë që pret  rezultatet e hetimeve, apo nuk i përket asaj fare?

 – Shqipëria, si çdo vend tjetër, ka të drejtë të bëjë tregti armësh, edhe me vende që nuk janë anëtare të NATO-s. Kjo gjë dihet e s’ka nevojë për shpjegim. Çështja shtrohet që tregtia të jetë e ligjshme, në kuptimin e zbatimit të rregullave ndërkombëtare, pra mos tregtimin në vendet e listës së zezë të OKB-së, shmangies së tregtimit të armëve në vende në konflikt dhe kryerjes së transaksioneve transparente për shitblerjen e armëve dhe municioneve. Nuk kuptoj se çfarë duhet të reagojë NATO, ndonëse edhe ajo si organizatë ka kanalet e veta të komunikimit me Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe jam i bindur që ajo duhet të ketë shprehur interes, në mos shqetësim, për atë çka po ndodh në Shqipëri. Personalisht, mendoj se nuk duhet të presim nga NATO diçka që në radhë të parë e kemi për detyrë ta bëjmë vetë ne shqiptarët.

– Dy deputetë të PS-së i kanë dërguar letër NATO-s, duke i bërë të njohura shqetësimet që ata kanë publikuar këtu. Atëherë, çfarë presim nga NATO?

– Por në lidhje me NATO, ajo çka shqetëson më shumë Opozitën është fakti se Ministria e Mbrojtjes po abuzon me NATO-n duke e përdorur si një m,burojë ndaj abuzimit të pushtetit dhe korrupsionit duke luajtur me gjoja ruajtjen e sekreteve të NATO-s?! Qeveria, Ministria e Mbrojtjes justifikohen me “ruajtjen e sigurisë kombëtare”  dhe “ruajtjen e sekreteve të NATOs”, ndërkohë që e drejta për informim e publikut është një e drejtë themelore. Ne jemi të ndërgjegjshëm  dhe të vetëdijshëm për nevojën për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe për të ruajtur disa informacione sekrete si mjet legjitim për ruajtjen e sigurisë kombëtare, por ne besojmë me forcë se informacionet që i përkasin përgjegjësive personale apo politike sa u përket abuzimeve me fondet publike, shkeljes së kushtetutës dhe lirive të njeriut, korrupsionit dhe keqmenaxhimit të fondeve publike nuk janë sekrete që duhen “mbrojtur” në një shoqëri që sundon shteti ligjor. Këto të ashtuquajtura “sekrete të pista”, në gjykimin tonë, nuk janë të tilla brenda kuptimit të legjislacionit që mbron sekretet shtetërore, të cilat mund të jenë sekrete të ligjshme.

-Përse PS-ja nuk ka kërkuar një interpelancë në Kuvend me këtë temë? Përse deri tani PS-ja nuk ka kërkuar mocion për dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes? Cilat do të jenë hapat e mëtejshme politike që PS-ja do të ndërmarrë për këto çështje politike që ka ngritur deri tani për trafiqet e armëve nga Ministria e Mbrojtjes?

– Tre pyetjeve të fundit, do t’u jap një përgjigje. Sa i përket formave dhe mënyrave, apo ndryshe, thënë taktikave që do të ndjekë Opozita për të realizuar qëllimin e saj, që është bërja transparente dhe kontrolli i ligjshmërisë së të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, është diçka që nuk besoj se prisni që ne t’i bëjmë publike menjëherë. Ndërkohë që, u bë gati një muaj që ne vijojmë me denoncimet për ato që ne i quajmë shkelje, apo abuzim të pushtetit me ligjet në fuqi. Të gjitha hapat që ju përmendini janë opsione të mundshme dhe, siç e theksova që në fillim, ne si opozitë do të shfrytëzojmë të gjitha hapësirat që na ofron kuadri ligjor aktual. Ne do të vijojmë dhe insistojmë të realizojmë mbikëqyrjen parlamentare, ashtu siç ka vendosur Komisioni i Sigurisë Kombëtare me unanimitet të plotë, ndërkohë që kemi një plan të qartë për të gjitha hapat e mëtejshëm që do të ndjekim. Kësaj çështjeje do t’i shkojmë deri në fund.

– Faleminderit!