Gjykata Speciale të premten në Kuvend, opozita gris projektligjin!

497
Kuvendi i Kosovës vendosi që të marrë të premten në shqyrtim amendamentet për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugën themelimit të Gjykatës Speciale, vendim ku që u bojkotua nga përfaqësuesit e partive opozitare.
Pavarësisht thirrjes së kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli, për të mos lejuar që ky proces të përçajë vendin, kryetarja e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, në mënyrë demonstrative e grisi projektligjin para gazetarëve.
“…Përgjigjja jonë ndaj këtij projektligji është shqyerja në mënyrë simbolike. Edhe në ditët e ardhshme do të bëjmë të gjitha veprimet e duhura që ky bizaritet dhe këto veprime bizare të qeverisë dhe nga ana e mazhorancës të ndalohen”
Në mbështetje të Bujupit, edhe kryetari i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, dhe ajo e Nismës, Valdete Bajrami, bënë thirrje që ky projektligj të mos votohet, pasi cënon sovranitetin e vendit.
“Çdo Kushtetutë që ndryshohet me dy të tretat e votave, ndryshimet janë të lejueshme për ta bërë me të mirë shtetin, për ta funksionalizuar më mirë shtetin, por asnjë vend të botës nuk lejohet qoftë edhe me dy të tretat e votave, vetëm pse i kanë numrat ta zvogëlojnë nivelin e sovranitetit të Republikës së tyre, kjo është e paprecedentë, kjo po ndodh vetëm në Republikën e Kosovës”.
Opozita e quan gjykatën speciale si një gjykatë etnike që do të merret vetëm me akuzat e pretenduara ndaj shqiptarëve gjatë Luftës së Kosovës, dhe jo serbëve. Megjithatë, pavarësisht luhatjeve të brendshme, koalicioni qevrisës, PDK-LDK, ka bërë vazhdimisht thirrje që gjykata të themelohet për të shmangur ngritjen e saj nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Sigal