Gjykata Kushtetuese rrëzon Shukri Xhelilin, Peshkopia shkon në zgjedhje

521
Gjykata Kushtetuese ka rrezuar kerkesen e Shukri Xhelilit per te shpallur te pavlefshem vendimin e Qeverise per shkarkimin e tij. Vendimi eshte njoftuar sot ne faqen e Gjykates Kushtetuese. Kështu, Shukri Xhelili, kryebashkiak i Dibrës kishte kërkuar shfuqizimin e vendimit qarkullues të qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra pas skandalit seksual. Kështu, Gjykata Kushtetuese shkruan në një njoftim të sajin se “pasi analizoi pretendimet e parashtruara nga përfaqësuesi i kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, në mbështetje të nenit 115 të Kushtetutës, si dhe të nenit 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, VENDOSI: – Rrëzimin e kërkesës”. Kjo do të thotë se në Bashkinë e Dibrës do të ketë zgjedhje për kryetarin e ri të saj.
Sigal